Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, mandat arresti për italianin Davide Pecorelli! Prokuroria mbyll hetimet, mbi të rëndojnë 5 akuza

Davide Pecorelli, italiani që u bë super i famshëm në Shqipëri për shkak se sajoi një histori të jashtëzakonshme të vdekjes së tij, tashmë do të jetë me një masë sigurie nga autoritetet shqiptare, edhe pse në mungesë. Pas kërkesës së prokurorisë gjykata ka miratuar mandat arresti. 

Report Tv ka mësuar se prokuroria ka mbyllur tashmë hetimet dhe e akuzon italiane për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Mashtrim" në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të "Dhunimi i varreve" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të "Shkatërrimi i pronës me zjarr", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", neni 297 të Kodit Penal.

Prokuroria e Pukës i komunikon akuzën nëpërmjet letër porosisë dhe i kërkon polices ta arrestojë menjëherë në momentin që ai do të paraqitej në Shqipëri. Ne përfundim të gjykimit dhe në rast se Pecorreli do të dënohet atëherë do të kërkohet ekstradimi i tij nga Italia që të vuante dënimin në Shqipëri.

Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Ai u paraqit disa javë pasi inskenoi këtë zhdukje në policinë italiane e cila e gjeti atë në bordin e një varke duke shkuar drejt ishullit “Monte Cristo” ku ai pretendonte se kishte zbuluar një thesar antik. Ndërsa hetimet zbuluan se të gjithë këtë skemë ai e kishte përgatitur për t’iu shmangur borxheve që kishte nga biznesi i parukerisë dhe modës në Itali. Pecorelli rezulton se kishte edhe një bashkëshorte shqiptare e cila asnjëherë nuk pranoi të flasë për mediat për arsyen e zhdukjes së bashkëshortit që kishte disa hyrje dalje në Shqipëri dhe ndalesa në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pukë.

Ndalur tek hetimet Report Tv mëson se ato janë të hapura në Prokurorinë e Pukës për disa shtetas të tjerë që dyshohet se bashkëpunuan dhe ndihmuan Pecorellin të inskenonte krimin që do e përdorte për të shmangur borxhet dhe fituar nga siguracioni i jetës.

Në Itali ai jeton i lirë dhe para pak kohësh tha se është i gatshëm që të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë për skenarin e realizuar si në filma, të vdekjes së sajuar të tij për t’i shpëtuar borxheve si pasojë e falimentit në biznese. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin