Inskenoi vdekjen e tij, 'zbërthehet' Pecorelli: Kam shkelur disa ligje në Shqipëri! Nuk do të bëj më kurrë biznes në Itali! Për disa muaj jetova me murgj

Davide Pecorelli, ka folur për mediat italiane pasi ka dhënë variantin e tij përballë prokurorëve për atë se çfarë ka ndodhur përgjatë këtyre 9 muajve që ai kishte inskenuar vdekjen e tij. Përballë dy prokurorëve dy Petracini dhe Kantoni në Perugia, Pecorelli ka pranuar se ka shkelur disa ligje në Shqipëri, por nuk ka treguar detaje në lidhje me veprat penale të kryera në vendin tonë.

Pecorelli ka theksuar se ai kurrë nuk do të zhvillojë më biznes në Itali, ndësa sa i përket përfitimeve nga siguracionet, ai tha se ka 30 vite që është i siguruar dhe se nuk ishte ky qëllimi i tij. Biznesmeni italian tha më tej se nuk ka folur ma asnjë njeri gjatë këtyre 9 muajve, madje as edhe me familjarët e tij, ndërkohë që ka treguar se ka jetuar për disa kohë me murgj në Medjugore në Bosnje-Hercegovinë.

Pecorelli: Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Për ligjet që unë kam shkelur u tregova githçka prokurorëve që sapo më morën në pyetje. Ndërkohë ju mediave u kërkoj që të bëni detyrën tuaj, sepse unë kam 4 fëmijë ndër ta 3 janë minoren dhe një i rritur. Silluni në mënyrë profesionale mos abuzoni nga kjo situtatë!

Gazetari: Pse u dogj makina?

Pecorelli: Unë i tregova gjithçka prokurorit, ai do të bëjë publik gjithçka për mediat të gjitha detajet. Ndërkohë kam shkelur disa ligje dhe në Shqipëri.

Gazetari: Çfarë ligji keni shkelur në Shqipëri?

Pecorelli: Do tju tregoj gjithçka prokurori unë nuk flas! Tani do shkoj tek fëmijët e mi dhe gjëja e sigurt është se nuk do të bëj më asnjë biznes në Itali!

Gazetari: Çfarë keni bërë në këto 8 muaj?

Pecorelli: Kam qendruar me disa murgj, afër zonës së Medjugorës!

Gazetari: A keni folur me ndonjë gjatë kësaj kohe?

Pecorelli: Absolutisht me asnjë as me familjarët e mi! Ata më panë kur u ktheva nga ishulli i Montekristos.

Gazetari: Po për siguracionet çfarë do të na thuash?

Pecorelli: Unë jam sipërmarrës, kam 30 vjet që jam i siguruar prej punës që bëj. Nuk ishte ky qëllimi, gjithsesi do t'ju tregojë gjithçka prokurori me të cilin fola, të gjitha detajet që në pjesën e parë janë edhe tragjike!

Report Tv mësoi sot ekskluzivisht se prokuroria e Pukës ka vënë nën akuzë italianin Davide Pecorelli për shkatërrim prone me zjarr dhe dëmtim varresh. Hetimet janë nisur tashmë nga i njëjti prokuror që po hetonte rrëmbimin e vrasjen e inskenuar të Pecorellit të ndodhur në Janar të këtij viti në Pukë. Akuza për shkatërrimin e pronës me zjarr i përket djegies së automjetit që Pecorelli kish marrë me qira në Rinas, ndërsa shkatërrimi i varreve për kockat e gjetura në skeletin e djegur brenda automjetit model Skoda. Këto kocka sipas hetuesve kanë pjesë gjymtyrë njeriu si dhe kafkë koke dhe dyshohet se janë marrë duke zhvarrosur një kufomë. Ky krim sipas hetuesve dyshohet se është kryer në bashkëpunim ndërsa pasditen e kësaj të hëne biznesmeni italian do të merret në pyetje nga prokurorët e Peruxhjas.

Aktivizimi i kartës së bankës në Itali ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli pas 9 muajsh nga zhdukja e tij e inskenuar në Pukë. Misteri mbi zhdukjen e tij në Shqipëri u zbardh të shtunën pasi Pecorelli është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana. Dje gazetat italiane, zbuluan se me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 9 muajsh nga zhdukja, është bërë një tërheqje e parave në një bankë në Romë. Ka qenë bashkëpuntori i tij shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili u raportoi hetuesve për aktivizimin e kartës në 12 shtator.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja