'Ekskursione të panevojshme' i ka konsideruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi inspektimet e Komisionit Hetimor në inceneratorin e Elbasanit. Me një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se provat nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave.
"Të dashur qytetarë, video ekskursionet e deputetëve në vend ndërtimet e inceneratorëve, që zbarkojnë në mënyrë pompoze, si të jenë oficerë policie në vendin e krimit, janë tërësisht të panevojshme për zbardhjen e të vërtetës. Ky grup i strukturuar kriminal me zyrtarë shtetëror, i përfshirë tek afera e inceneratorëve, e ka konsumuar veprën penale nga komoditeti i karrigeve të tyre në zyrat e shtetit! Faktet, që LSI ka bërë publike prej kohësh, nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave. Faktet, LSI i ka dorëzuar të plota në SPAK dhe mbetemi besimplotë se, sado të vonohet në kohë, asnjë prokuror dhe gjyqtar me integritet, nuk do mundet t’i anashkalojë shkeljet ligjore trashanike që zyrtarët dhe miqtë e tyre kanë kryer. Po risjell edhe njëherë në kujtesën tuaj, e mbi të gjitha të drejtësisë, se e njëjta sekuestro preventive që është zbatuar nga SPAK për rastin e Elbasanit, duhet të zbatohet pa humbur kohë edhe për 2 të tjerët. Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës duhet të ishin prej kohësh të bllokuar, ashtu siç duhet të ishin bllokuar edhe pagesat e qeverisë për to! Shikoni dhe njëherë se si, të njëjtat kompani fiktive që zyrtarët i kanë përdorur në rastin e Elbasanit për të marrë përfitime të parregullta monetare, janë përdorur edhe në inceneratorin e Tiranës dhe Fierit. Koha për veprim!", shkruan Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Report Tv sjell pamjet brenda Inceneratorit të Elbasanit, Komisioni Hetimor shkon për inspektim! Përfaqësuesi i impiantit: Ka nisur punën që në 2017! PD: Procedura korruptive
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin
24 Dhjetor, 11:48
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Aksident në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit
21 Dhjetor, 08:50
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ 2 makina përplasen me njëra tjetrën
20 Dhjetor, 14:17
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:44
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor, 13:58
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor, 15:40
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur
14 Dhjetor, 16:15
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, ekzekutohet vendimi, 2 autorët që ishin në arrest shtëpie shkojnë në burg
13 Dhjetor, 12:40
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli është liruar dhe e bën gjumin në shtëpi
12 Dhjetor, 13:55