Report Tv sjell pamjet brenda Inceneratorit të Elbasanit, Komisioni Hetimor shkon për inspektim! Përfaqësuesi i impiantit: Ka nisur punën që në 2017! PD: Procedura korruptive

ELBASAN- Komisioni Hetimor ka inspektuar Inceneratorin e Elbasanit, ku Report Tv ishte i pranishëm deh solli pamjet nga ambientet e brendshme, si edhe nga landfilli ku depozitohen mbetjet.

Anëtarët e Komisionit Hetimor u njohën me detaje nga përfaqësuesi i impiantit, Enea Murataj ku shpjegoi se depozitohen në ditë rreth 105 tonë mbeturina, nga 140 tonë që ka kapacitetin landfilli. Ai thotë se puna për përpunimin e mbetjeve ka nisur që në vitin 2017, ndërsa theksoi se për momentin vetëm dy bashki, ajo e Përrenjasit dhe Peqinit nuk i depozitojnë mbetjet në Incnerator.

“Menaxhimi i mbetjeve në qarkun e Elbasanit ka filluar në vitin 2014, ku fillimisht është bërë zhvendosja e mbetjeve nga venddepozitimi i vjetër te varrezat pranë qelizës së re të landfillit pranë Inceneratorit. Është bërë qeliza e re me të gjitha standardet europaine dhe është vendosur një sasi rreth 400 tonë. Pas ndërtimit të landfillit ka filluar ndërtimi i impiantit, dhe në korrik të 2017 ka filluar procesi i inçinerimit të mbetjeve. Vijnë rreth 105 tonë, kapaciteti 120 deri në 140. Vetëm dy bashki në momentin që ne flasim nuk kanë bërë kontratë për depozitimin e mbetjeve, Përrenjasi dhe Peqini nuk depozitojnë”, përfaqësuesi i Inceneratorit.

Nga radhët e demokratëve, ishin të pranishëm deputeti Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja. Boçi tha se Komisioni Hetimor ka për detyrë të zbuloj procedurën korruptive për ndërtimin e Inceneratorit.

“E kanë paguar qytetarët e Elbasanit, vazhdojnë ta paguajnë, merita e tyre do ishte sikur këtë objekt t’ia ofronin qytetarëve me kosto reale. Sepse kishin ardhur për një shëtitje panoramike që do ta shfrytëzonin. Ne kemi për detyrë të zbulojmë procedurën korruptive për ndërtimin e Inceneratorit”, tha Luçiano Boçi.

Nga radhët e socialistëve ishin zëvendëskryetarja e Komisiont Ermonela Felaj, deputetët Antoneta Dhima, Anila Denaj dhe Arben Pëllumbi.

Një përplasje ka ndodhur në nisje të inspektimit mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, pasi fillimisht në Elbasan mbërritën anëtarë socialist të këtij komisioni duke u konsultuar me përfaqësuesin e Inceneratorit. Pak minuta më vonë kanë shkuar edhe demokratët, të cilët i kërkuan ‘llogari’ Ermonela Felajt se përse nuk i kishin pritur që të shkonin bashkë.

Pjesë nga debati:

Luçiano Boçi: A jemi edhe ne pjesë e komisionit?

Ermonela Felaj: Ju pritëm

Luçiano Boçi: Tani ka ardhur PS të inspektojë inceneratorin apo çfarë? Vazhdoni me këtë arrogancë.

Ermonela Felaj: Ka edhe një factor kohë dhe kjo që thua ti nuk ka kuptim.

(Ndërhyn inxhinieri)

Luçiano Boçi: Po prit e çun iher të sqarojmë pozicionet njeherë.

Ermonela Felaj: Po ne kemi një agjendë këtu dhe do ndjekim atë.

Luçiano Boçi: Duhej të vinim bashkë këtu.

Anila Denaj: Nuk kemi ardhur për debat këtu, se debatin e bëm atje.

Luçiano Boçi: Vazhdoni bëjeni reklamën ju, hajde Lefter flasim dhe në për ça gjëra…

Kujtojmë që një ditë më parë Komisioni Hetimor inspektoi Inceneratorin në Fier, ku anëtarët panë nga afër ambientet. Ata janë informuar se ndërtimi i Inceneratorit përfundon brenda 40 ditëve. Drejtori i kantierit, Enid Dine tha se në Incenerator grumbullohen rreth 130 mijë tonë mbetje çdo ditë ndërsa theksoi se ende nuk ka nisur puna për përpunimin e tyre. Por PD thotë se puna duhet të kishte nisur që në 2019 dhe Inceneratori ende nuk është funksional.

Pas inspektimit të inceneratorit të Fierit dhe atij të Elbasanit, Komisioni Hetimor më 11 shkurt do të vizitojë atë të Tiranës. Ndërkohë nga datat 21 shkurt deri më 23 shkurt do të thirren dëshmitarët për të dëshmuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Inspektimet në inceneratorin e Elbasanit, Kryemadhi: Ekskursionet e deputetëve nuk zbardhin të vërtetën! Faktet s'gjenden në muret e kapanoneve por të ndiqen paratë

'Ekskursione të panevojshme' i ka konsideruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi inspektimet e Komisionit Hetimor në inceneratorin e Elbasanit. Me një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se provat nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave.

"Të dashur qytetarë, video ekskursionet e deputetëve në vend ndërtimet e inceneratorëve, që zbarkojnë në mënyrë pompoze, si të jenë oficerë policie në vendin e krimit, janë tërësisht të panevojshme për zbardhjen e të vërtetës. Ky grup i strukturuar kriminal me zyrtarë shtetëror, i përfshirë tek afera e inceneratorëve, e ka konsumuar veprën penale nga komoditeti i karrigeve të tyre në zyrat e shtetit! Faktet, që LSI ka bërë publike prej kohësh, nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave. Faktet, LSI i ka dorëzuar të plota në SPAK dhe mbetemi besimplotë se, sado të vonohet në kohë, asnjë prokuror dhe gjyqtar me integritet, nuk do mundet t’i anashkalojë shkeljet ligjore trashanike që zyrtarët dhe miqtë e tyre kanë kryer. Po risjell edhe njëherë në kujtesën tuaj, e mbi të gjitha të drejtësisë, se e njëjta sekuestro preventive që është zbatuar nga SPAK për rastin e Elbasanit, duhet të zbatohet pa humbur kohë edhe për 2 të tjerët. Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës duhet të ishin prej kohësh të bllokuar, ashtu siç duhet të ishin bllokuar edhe pagesat e qeverisë për to!  Shikoni dhe njëherë se si, të njëjtat kompani fiktive që zyrtarët i kanë përdorur në rastin e Elbasanit për të marrë përfitime të parregullta monetare, janë përdorur edhe në inceneratorin e Tiranës dhe Fierit. Koha për veprim!", shkruan Kryemadhi.

 

Ora 18:09
Report Tv sjell videon, ja si duket nga brenda inceneratori i Elbasanit

Komisioni Hetimor ka zbritur në terren për të inspektuar Inceneratorin e Elbasanit, ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ambientet e brendshme të këtij inceneratori, si edhe nga landfilli ku depozitohen mbetjet.

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir tarfyci: 09/02/2022 20:11

    Keta deputetet e shqupit duan ta shohim shqiperin sic e lan ne 2013 hale te pa ven dore. Por gjerat do ndryshojn dhe ju vjen keq qe ta bej Cubi i gjate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!