TIRANE- Opozita refuzon për të tretën herë të marrë në shqyrtim 77 ligjet në një paketë të vetme. Si një ditë më parë deputetët e opozitës janë larguar duke u shprehur të shqetësuar për këtë ndërmarrje të Komisionit të Ligjeve.
Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet nen për nen pr/ligji i inspektimeve. Deputeti socialist Pandeli Majko i cilësoi dje veprime “të paprecedentë” diskutimin e 77 pr/ligjeve në një paketë të vetme. Madje ai tërhoqi vëmendjen pasi nuk ishin sjellë ndryshimet e kërkuara nga deputetët në pr/ligj.
“Kërkuam të sillni ndryshime nuk e bëtë. Ju kërkuam kopje të ligjeve, ne nuk kemi asnjë. Ju nuk keni sjellë”, tha Majko. Socialistët argumentojnë se Komisioni i ligjeve nuk mund të shqyrtojnë si paketë të vetme, 77 ligje për inspektimin por vetëm një nga një. "Si mund të diskutohen ligjet si nene. Nuk mund të vazhdohet kështu. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një precedent i tillë. Nuk mund të marrim pjesë në këtë histori. Jua përsëritëm. Ju kërkuam të sillen kopje të ligjeve të ndara sipas 77 rasteve që kërkohen ndryshimet në ligj. As këtë se keni bërë, ne vazhdojmë diskutimin e themi neni bëhet ligj. Këtu nuk shtrohet problemi do rrimë apo do ikim. Nëse doni ta shikojmë vetëm si inspektorati veterinar e shikojmë, por nuk kemi lopë përpara, po diskutojmë për ligjin",tha dje Majko.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com