Inspektimi në dy shkolla në Tiranë, Rama: Do jenë më të mira se të BE-së! Ahmetaj: Janë dhënë 1.6 mld lekë për shkollat në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e shkollave  "Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Rama thotë se fëmijët do të kthehen në bankat e shkollave të reja, që i cilëson më të mira se ato të BE.

"Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti. Fëmijët e mësuesit e prekur nga 26 nëntori i shkuar, po kthehen e do vazhdojnë të kthehen në hapësira fantastike mësimore, njësoj si shkollat më të mira të Bashkimit Europian", tha Rama.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi gjatë inspektimit se në gjatë fushatës së rindërtimit janë ndërtuar më shumë shkolla se për 30 vite në Shqipëri ndërsa shtoi se Bashkisë së Tiranës i ka kaluar një fond prej 1.6 mld lekësh për të ndërtuar shkolla të reja.  

"Bashkisë së Tiranës i kalon një fond prej 1.6 mld lekë për një numër të ri shkollash. Në këto muaj kemi ndërtuar më shumë shkolla se sa janë ndërtuar në 30 vite", tha Ahmetaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/01/2021 03:51

    /GENCI/,une kam qene nxenese te /E.Duraku/dhe me beri pershtypje komenti juaj.Si nuk e kane rregulluar Akoma,ajo eshte pothuajse ne qender ?! Kane rregulluar te tjerat, qe as I dime nga bien,gjithashtu u cudita per hotel-restorantin ne oborr,kur e paskan ngritur ?! Kur isha Akoma ne Tirane,te shkolla vetem jashte murit kishte dyqan.Habitem si nuk ka reaguar njeri,as prinderit,as mesuesit,sa z.Veliaj!!Ua, hotel ne oborr,imagjino klientelen e dyshimte aty ,qe mund ta perdore!S'kam c'te them,u habita nga c'ka ka ndodhur aty!

    Përgjigju
  • koli: 13/01/2021 21:04

    po Lali do ja fusi shokut Rama kete here ne zgjedhje.Kur ta ndieje Rama do jete shume vone

    Përgjigju
  • Fredi: 13/01/2021 20:37

    Eh mor shoku Enver sikur te ishe gjalle e te shikoje ciliminjte e tu, gje ste kane lene sikur ti kishe nxjerre nga hundet. Te jesh i qete e pamerak. Numri i shkollave per fryme ne Tirane sidomis, eshte nga dy shkolla per person. Cte te themi me, parajsa vete. Tani po punohet per te patur nga tre spitale per person. Diku te 60 - 70 ose 90 million euro. Po ska rendesi fare shuma. Madje thuhet se do marrin ekspertizen e Rames, Ahmetaj dhe Veliaj ne Amerike per te ndertuar murin ne kufi. Per tre muaj para zgjedhjeve te japin celsat ne dore. Del Rama i be syrin dhe opa u be. Oburra edhebju shqiptare qe jeni genjyer nga perendimi krhehuni sa me pare ne atdhe. Me duar ne xhepa se nuk u duhet asgje, i keni gati. Refugjatet tane ne Evrope po mbahen me buke e para nga familjet ne Shqiperi. Shume shpejt qeveria do japi pensione gratis per evropianet qe skane buke te hane. Dhe qe behet tak fap, as per rregulla e ligje ska nevoje, po e tha i madhi quhet e kryme. Se mos ankoheni e thoni qe jane gjepura. Aaaaa, keshtu jo, se jeni per ne burg pastaj. Ec ua marrsha ttena tmirat edhe vete po e besoj nga fundi i ketij postimi. Ashtu si nastradini.

    Përgjigju
  • Genci: 13/01/2021 19:46

    Po shkolla Emin Duraku ku studiojne 1200 nxenes dhe funksionon vetem gjysma, ndersa gjysma tjeter eshte mvyllur per shkak termeti dhe deri tani ska asnje veprim dhe femijet jane ne situate alarmante. Aq me teper qe ne oborr te shkolle lulezon nje hotel restorant bar 3 kate dhe askush nuk do tja dije. E pastaj duan votat. Fajin e ka populli qe rri dhe veshtron.

    Përgjigju
  • Arsimi: 13/01/2021 19:07

    Hahahaha, kete nuk e beson as vete Rama. Mashtrimi nuk njeh kufi ...

    Përgjigju
  • Shqipëria: 13/01/2021 18:57

    Fiks si Sala, jemi me mire se Gjermania, uahahahahahahah

    Përgjigju
  • O Lali demagogu: 13/01/2021 18:42

    Ore hiq oxhaket e tymit e prishi muret rrethuese, në gjithë Tiranë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës