Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet e Piramidës së bashku me arkitektin Ëiny Mass. Veliaj bëri me dije se punimet janë në fazat e fundit dhe pritet të hapet në pranverë. Të dy thanë se kjo do të jetë hapësira kushtuar të rinjve, që merren me arte dhe teknologji dhe do të jetë qendër multifunkionale.
Ai tha se me Piramidën, Tirana po bën një kapërcim cilësor nga dijet e së shkuarës, te dijet e së nesërmes. “Piramida e Tiranës do të jetë metafora më e bukur e kapërcimit të kohërave, e shndërrimit të një strukture, që ishte ndërtuar për sistemin e vjetër të diktatorit, në një strukturë të re, e cila do të jetë këtu për të lëvduar të ardhmen e fëmijëve tanë, që duan të mësojnë kodim dhe të marrin dijet e nevojshme për punët e sotme. Kemi filluar me rifiniturat, me vendosjen e sinjalistikës, po punojmë në mjediset e brendshme dhe shkallaret që të çojnë lart. Është një shkollë unike, e cila jeton me qytetin. Pjesa e brendshme është e aksesueshme edhe nga dikush që vjen në Tiranë, qoftë edhe për 24 orë, si turist, i cili mund ta shijojë pamjen e qytetit nga ballkoni në majë të Piramidës”, u shpreh Veliaj.
Arkitekti Ëiny Mass shprehu entuziazmin e tij për projektin e Piramidës dhe thotë se jashtë strukturës do të jetë edhe një park.
“Është super e këndshme të shoh këto ditë sesi po jetëzohet koncepti i të pasurit të një Piramide të hapur dhe të aksesueshme nga të gjithë. Jashtë strukturës do të jetë një park që vazhdon ‘pyllin e Tiranës’ nga sheshi ‘Skënderbej’, përgjatë gjithë rrugës, ku gjen një fshat aktivitetesh. Ky park mund të përdoret nga të gjithë. Duket sikur Piramida të tërheq dhe kjo ndihet me të vërtetë”, tha ai.
Projekti i Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.
Piramida në rikonstruksion
F.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
Tritol ne Durres dhe foto ne Tirane/Lum partia jone qe te le fa fjale!
Përgjigju