Grupet e inspektorëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë ndërmarrë një aksion për prerjen e energjisë së debitorëve e lidhjet e paligjshme në qytetin e Shijakut.
Në këtë qytet numërohen 450 abonent debitor familjarë e privat, të cilët i detyrohen kësaj kompanie rreth 50 milion leke të reja, debi kjo e krijuar ndër vite.
Përgjatë ditës së sotme inspektorët kanë ndërprerë energjinë elektrike në tre fidra, nëpërmjet të cilave shpërndahej energjia tek abonentët.
Drejtori i shitjeve dhe arkëtimit Avdyl Koka paralajmëron se cdo abonent që do të ndërhyjë në rrjetin e energjisë elektrike do të arrestohet.
Aksioni për ndërprerjen e energjisë, i mbështetur edhe nga forcat e policisë së rendit do të shtrihet në të gjithë qarkun e Durrësit ditët në vijim.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com