Inspektoret: Na larguan pasi na
detyruan të firmosim një kontratë

Tashmë, kur nuk kanë më se çfarë të humbasin, ata na tregojnë se si drejtuesit e rinj i kanë nëpërkëmbur dhe nuk kanë respektuar asnjë ligj, për të marrë vendimin për largimin nga detyra. "Ne kishim statusin e nënpunësit civil, por me datë 3 janar të 2012, na mblodhën të gjithë ne punonjësit e vjetër në bashkinë e madhe dhe na detyruan të nënshkruajmë një kontratë provizore. Sipas ligjit për nënpunësin e shërbimit civil ne kishim të drejtë të ankoheshim brenda një muaji për ndryshimin e kontratës, por na thanë se ne nuk mund të ankohemi. Sa mbaroi afati i ankimimit, pra që ishte deri me datë 3 shkurt, filluan të na vijnë vërejtjet. Deri atëherë nuk kishim marrë asnjë vërejtje dhe vetëm gjatë muajit shkurt na erdhën 6 të tilla", - na shpjegojnë dy specialistët e larguar tashmë nga detyra Vullnet Skëndaj dhe Nexhbedin Meda. Meda ka tre vjet që punon në këtë agjenci dhe ka statusin e nënpunësit civil, ndërsa Skëndaj ka filluar punë në këtë agjenci më 31 mars të 2011, me kontratë provizore, por me statusin e nënpunësit civil. "Edhe unë që jam me kontratë provizore duhet të më ishte zgjidhur kontrata më 31 mars të 2012, dhe të kalonim në listë pritjeje", - na shpjegojnë dy specialistët e larguar nga detyra. Më tej ata na shpjegojnë se e gjithë procedura që kanë ndjekur për largimin e tyre nga detyra, është në shkelje të hapur të dispozitave ligjore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit