Inspektoriati, 18.7 për qind e
punësuarve ende të pa deklarua

TIRANE- Duke u nisur nga një rekomandim i KLSH-së (pas një auditimi gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2013), Kryeinspektori i  Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore z. Dritan Ylli e vendosi si prioritet regjistrin e subjekteve për çdo inpektor sipas zonave që ka nën juridiksion. ISHPSHSH,  pas auditimit prej KLSH-së, konkluzionet që kishin rezultuar kishin qenë shumë të zymta. Kështu situata e informalitetit të konstatuar nga inspektorët e punës ishte e papranueshme rreth (0.77 %). Ky nivel tregoi se nuk ishte real i krahasuar me tregun e punës.

Inspektorët e ISHPSHSH-së nisën një kontroll të rreptë në zonat e inspektimit për evidentimin real të subjekteve. Qëllimi ishte që të krijohej një regjistër real i subjekteve sipas zonave të seicilit inspektor, si dhe krijimin e një harte digitale të shpërndarjes së subjekteve sipas zonave në kryeqytet. 
Kryeinspektori i ISHPSHSH-së, Dritan Ylli thotë: “ Nga evidentimi i subjekteve në terren patëm rezultate të ndjeshme për sa i përket informalitetit. Në këtë kuadër u konstatuan 944 subjekte të pa liçensuara , me 1559 kontribues të munguar në skemën e Sigurimeve Shoqërore”
Sipas raportit të ISHPSHSH të përgatitur pas një inspektimi të kryer në periudhën Tetor Nëntor 2013, prej subjekteve të liçensuara të kontrolluara u evidentuan për periudhën Tetor-Nëntor 2013, 361 punëmarrës ilegalë ose 18.7 % e punëmarrësve.
 
Task - Force, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe Tatim Taksat
ISHPSHSH-ja, sipas një plani të përbashkët veprimi, me Drejtorinë e Policisë dhe degën e tatim Taksave, u organizuan kontrolle të përbashkëta në subjektet që e zhvillojnë aktivitetin e tyre gjatë orëve të natës në Tiranë. Nga ky kontroll rezultoi se : Nga kontrolli i ushtruar në 121 subjekte, 16 subjekte rezultuan të pa liçensuara me 30 kontribues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. Po ashtu u konstatuan edhe 47 punëmarrës ilegalë në subjekte të liçensuara.
 
Konkluzionet pas 1836 inspektimeve të kryera në periudhën Tetor – Nëntor 2013
Pas 1836 inspektimeve të kryera me 29 335 punëmarrës të evidentuar, u vu re se është 3-fishuar, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i punëmarrësve të pasiguruar, fakt ky i evidentuar gjatë inspektimeve. Kështu duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë  nga 106 të pasiguruar, këtë vit janë evidentuar 361 punëmarrës të pasiguruar, për të cilët tashmë është proçeduar nga organet Tatimore për sigurimin e tyre. Po ashtu është 3-fishuar krahasuar me një vit më parë edhe numri i ankesave të trajtuara nga ISHPSHSH. Në “betejën”, kundër informalitetit janë rritur edhe numri i inspektimeve në turnet e dyta dhe të treta, apo edhe në ditët e pushimeve e të festave zyrtare.
 
Pyetjes së bërë nga Gazeta Shqiptarja.com, se çfarë masash do të ndërmarrë ISHPSHSH-ja për të ulur nivelin e informalitetit në punë dhe rritjes së sigurisë në punë kryeinspektori Dritan Ylli iu përgjigj: “Rritja e cilësisë së inspektimit si dhe e performancës së çdo inspektori ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e treguesve të inpsketimit. Ashtu siç u përmend dhe më lart ka nisur puna për të ulur informalitetin në punë ku si fillim u bë krehja e zonave të inspektimit dhe patëm rezultatet e para në evidentim. Bërja funksionale e VKM me Minsitrinë e Financave ndikon drejtëpërdrejt në rezultate konkrete në formalizimin e punës informale.
Po ndërtojmë urat e bashkëpunimit me organizatat e punëdhënësve dhe të punëmarrësve duke synuar krijimin dhe bërjen e evendeve të punës sa më të sigurta dhe të shëndetshme. Fushat sensibilizuese të herë pas hershme për ndërgjegjësimin e vazhdueshëm sit ë punëdhënësve ashtu dhe të punëmarrësve në lidhje me zbatimin e legjislacionit të punës.

Po ashtu Kryeinspektori Dritan Ylli sqaron edhe bashkëpunimet që ka ISHPSHSH-ja me institucionet e tjera të linjës duke thënë:” Aktualisht ky bashkëpunim bëhet në kuadër të Vendimit të këshillit të Ministrave me disa institucione varësie të disa Ministrive si psh: Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brëndëshmë, Ministrisë së Ekonomisë etj. Me daljen e liogjit të ri “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Inpektoriati Qëndror në varësi të kryeministrit është koordinatori i të gjithë këtij bashkëpunimi”.

Dritan Ylli: Objektivat për 2014
Ndërsa objektivat për sa i përket vitit 2014 siaps z. Ylli janë: “ Adaptimi i një metode të re inpektimi sipas ligjit të ri “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe një metodë të re të vlerësimit të arritjeve individuale nëpërmjet vlerësimit periodik të punës së inspektorëve.  Po përcaktimi i subjekteve për kontroll duhet bërë duke monitoruar këtë proces duke i ndërprerë rrugën abuzimit. Sipas z. Ylli “ Ngritja e një grupi kontrolli pranë kryeinspektorit me qëllim monitorimin e punës së inspektorëve në terren për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës dhe për të ndërhyrë aty ku duhet është i domosdoshëm”. “Kryesorja” sipas z. Ylli “ është rritja e besimit ndaj Institucionit tonë, dhe në fakt kjo është sfida kryesore.


Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut