Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit për 4635 punonjës.
Në zbatim të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të jenë disa kategori që do të përfitojnë, ku përfshihen punonjësit e shërbimeve të sistemit mbështetës. Shpërblimi do të jetë në masën prej 15,000 lekësh për punonjësit me klasë I-XIII për Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e varësisë.
Shpërblimi për të gjithë këta punonjësit e shërbimeve të Bashkisë u lajmërua nga Kryetari Veliaj në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Ata janë heronjtë e heshtur të qytetit, këtu përfshihen pastruesit, ata që merren me mirëmbajtje, sepse do të duam që për mbi 4360 punonjës, ne të kishim një mundësi për t’iu dhënë një pagë shtesë, ose një asistencë shtesë financiare për vitin e ri”, njoftoi Veliaj në këtë mbledhje.
Komente












Ore vetëm Gjoba makinash dinë të vendosin, dru me pre ,edhe janë më shumë se Policia e Shtetit,e paguhen nga Taksat e Qytetarëve,më shumë se të parët?!
PërgjigjuNga xhepi?
Përgjigju