TIRANE-Deputeti socialist Pandeli Majko akuzoi trupën e inspektoriateve se është kthyer në një polici elektorale që vendos gjoba ndaj subjekteve që nuk janë pranë mazhorancës aktuale, duke qenë kështu më e politizuara dhe e korruptuara në vend. Deklarata e Majkos erdhi gjatë punimeve të Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku diskutoheshin ndryshimet në legjislacionin mbi Inspektimin.
“Inspektoriatet sot në Shqipëri janë trupa më e korruptuar. Inspektoriatet sot në Shqipëri janë trupa më e politizuar që ekziston sot në shtetin Shqiptar. Inspektoriatet sot në Shqipëri janë policia më e famshme sot në shtetin Shqiptar dhe nuk mund të na vinin këtu me 77 ndryshime në 77 ligje për të na thënë se po bëni reformë. Sot keni sjellë një riorganizim të trupës elektorale që do përdoret në fushatë elektorale. E keni bërë lëmsh në pikpëpamjë teknike legjislative dhe nuk jeni në gjendje të na thoni se çfarë keni ndryshuar dhe doni të na impononi që gjoja keni bërë reformë. Po marr këtu vetëm ligjin e shpërblimit pyjor, një nga shërbimet më rrugaçe që eksiston sot në Republikën e Shqipërisë. Kanë vajtur gjatë fushatës elektorale i kanë treguar fshatarët që mbijetojnë majë malit me 1 mln lekë dhe i thotë inspektori se po fitoi PS do paguash gjobën, po fitoi PD do ta gris gjobën ja këtë reformë po bëni juve. “- tha Majko
P/ligji i hartuar nga Qeveria prek dhe modifikon mbi 70 ligje të tjera, gjë që përveç opozitës shqetësoi edhe deputetët e mazhorancës. Kështu Komisioni i Ligjeve vendosi të dalë kundër ekzekutivit e t’i propozojë seancës plenare që të kalojë nenet e p/ligjit si amendime të ligjeve përkatëse ekzistuese, pa krijuar një ligj të ri.
Në mbrojtje të ligjit ishte në sallë relatori Ilir Bano i Partisë Demokratike, i cili pranoi se situata aktuale karakterizohet nga një mbivendosje kompetencash mes inspektoriateve. Sipas tij, p/ligji në fjalë synon të zgjidhë këtë problem dhe të rrisë efektivitetin përmes ndryshimit të metodologjisë së inspektimit dhe reduktimit të inspektoriateve nga 38 në 12 maksimumi.
(ad.ti/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com