TIRANE - Inspektoriati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka ndërmarrë dje një aksion për prishjen e një ndërtimi pa leje pranë Korpusit Universitar. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka theksuar se kati i parë i objektit është në proces legalizimi, ndërkohë që këto ditë është tentuar që pjesa tjetër të ndërtohet pa leje.
Sipas Hoxha çdo objekt që ndërtohet pa leje në territorin e bashkisë së Tiranës, do të prishet. Ai u ka kërkuar qytetarëve të mos ndërmarrin veprime të tilla, pasi forca e ligjit do të veprojë mbi to.
“Prishja e këtij ndërtimi është në kuadër të angazhimit dhe punës tonë të përditshme, në lidhje me ndalimin dhe goditjen e të gjithë ndërtimeve pa leje në territorin e bashkisë së Tiranës.
U bëj edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos tentojnë shkeljen e ligjit, duke bërë ndërtime pa leje, pasi të gjithë ndërtimet që do të bëhen në kundërshtim me ligjin do të kenë të njëjtin fat, prishjen e tij. Ne do të veprojmë, në të gjithë rastet që do të konstatojmë ndërtime pa leje.
Ne do të vazhdojmë punën e përditshme, do të godasim çdo ndërtim të paligjshëm.” – u shpreh Hoxha. E ndërsa pranë korpusit po shembin një ndërtesë për ndërtim pa lejë, në kuvend dje ishte duke u diskutuar projektligji për legalizimin e ndërtimeve informale pas vitit 2006.
Deputeti i Partisë Demokratike, Osman Metalla, deklaroi se me ligjin e ri, qeveria parashikon të legalizojë më shumë se 80 mijë ndërtime pa leje. Në emër të grupeve dy forcat kryesore politike PD edhe PS u shprehën dakord për miratimin e p/ligjit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com