Rrjeti social Instagram ka pësuar disa ndryshime. Përdoruesit e tij do munden t’i postojnë fotot dhe videot e tyre në një hark kohor prej 24 orësh. Ky ndryshim i ri e bën Instagramin shumë të ngjashëm me rivalin e tij Snapchat.
Me anë të këtij ndryshimi Instagram do t’i mundësojë 500 milionë përdoruesve të tij që ti publikojnë sfotot dhe videot e tyre, pa u shqetësuar për to pas 24 orësh, pasi ato nuk do të jenë më.
E mesa duket ideuesit e Instagram janë duke ndjekur gjurmët e Snapchat, pasi ky i fundit u bë shumë i ndjekur nga moshat e reja të cilat shfrytëzonin privatësinë që aplikacioni ofron.
Tashmë jo vetëm në Snapchat por edhe në Instagram postimet do të fshihen sapo lexohen.
Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com