INSTAT: 19.1% e të diplomuarve
në Universitete, nuk gjejnë punë
Gjatë vitit 2015 numri i të papunëve në Shqipëri ishte 223.864 persona, sipas publikimit të fundit të Institutit zyrtar shqiptar të Statistikave INSTAT, ku thuhet se shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17.5 për qind. Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë ishte 17.5 për qind, ndërsa për femrat u regjistruar në masën 17.4 për qind. Shkalla e papunësisë për meshkujt ishte kështu 0.1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Gjatë vitit 2015 numri i të papunëve në Shqipëri ishte 223.864 persona, sipas publikimit të fundit të Institutit zyrtar shqiptar të Statistikave INSTAT, ku thuhet se shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17.5 për qind. Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë ishte 17.5 për qind, ndërsa për femrat u regjistruar në masën 17.4 për qind. Shkalla e papunësisë për meshkujt ishte kështu 0.1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas statistikave, pati një ulje të shkallës së papunësisë me 0.4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ishte 33.2%, (32.3% për meshkujt dhe 34.7% për femrat). Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0.7 pikë përqindje.
Sipas INSTAT-it, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej u rrit me 1.7 pikë përqindje. Gjashtë në dhjetë persona të papunë kërkuan gjatë vitit 2015 punë për herë të parë. Krahasuar me vitin 2014, numri i të papunëve që kërkuan punë për herë të parë u rrit me 1.3%.
Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2015, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (20.4%), por shumë e lartë është papunësia edhe për ata me arsim të lartë (19.1%).
Gjatë vitit 2015 pati një rritje të shkallës së papunësisë për personat me arsim fillor me 0.4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të lartë me 1.9%. Krahasuar me vitin 2014, shkalla e papunësisë për personat me arsim 8 ose 9-vjeçar dhe të mesëm u ul rreth 1%.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17