Në kaudër të matjes së nivelit të treguesve të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit INSTAT në vitin 2015 ka kryer vrojtmin mbi ‘’Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit’’ pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 të punësuar. Sipas statistikave në vitin 2015, kanë përdorur kompjuter për qëllime pune 95 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar.
Të gjitha ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar rezultojnë të kenë përdorur kompjuter. Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 24,4 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve. Pqrqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter është konstatuar në aktivitetin e Industrisë përpunuese me 7,4 % dhe në aktivitetine e ndërtimit me 19 %.
Përqindja e përdrimit të komjuterit nga ndërmarrjet në Shqipëri është e njëjtë me vende të Rajonit, si Maqedonia e cila ka një përdorim 95% dhe më e ulët me mesataret e vendeve anëtare të Bashkimit Europian që kapin vlerën e 98% të përdorimit. Ndërkohë në Shqipëri vetëm 3,8 % e kompjuterave që përdoren për qëllime pune nuk kanë akses në internet.
Redakisa Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com