INSTAT: Aksidentet në tetor
humbën jetën 20 persona/Tabela

Në muajin Tetor 2017 numërohen 184 aksidente rrugore nga 193 aksidente të ndodhur në Tetor 2016. Në krahasim me Tetor 2016, numri i aksidenteve është ulur me 4,7 %.

Numri i të aksidentuarve është 223 persona, nga 257 që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë. Në dhjetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të plagosur gjatë muajit Tetor 2017 është 203, nga 230 persona të plagosur në tetor 2016. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 2,9 %.

Në Tetor 2017, aksidentet rrugore, në 82,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në dhjetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,5 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,7 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 6,5 % me njëjtën periudhe të një viti më parë. Në Tetor 2017, numri i të vdekurve nga aksidentet për 100.000 banorë ishte afërsisht 1 person. aksidentet

(Aksidentet për muajin tetor nga vitit 2013 në 2017)

aksidente
aksidente
aksidente

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën