TIRANE- Shqiptarët konsumojnë gjithnjë e më pak. Këtë e tregon kurbë në rënie e çmimeve të konsumit. Instituti i Statistikave njoftoi sot paradite se çmimet e konsumit në muajin prill shënuan një ulje të mëtejshme prej 0.1 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm, pasi ishin ulur edhe muajt e tjerë të këtij viti.
Ndryshimi vjetor në muajin prill është 1.6 për qind. Inflacioni, në këtë mënyrë, vazhdon të jetë më i ulët se niveli minimal, i përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, në kuotën 2 për qind. Një vit më parë inflacioni ishte, sërish tej kuotës së preferuar nga BSH, porn ë kahun e kundërt: 4.1 për qind.
Sipas INSTAT, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një ulje prej 0.4 përqindësh. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Indeksi i grupit ”Qira ujë lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar rritje prej 0.4 përqindësh, ku mund të veçohet rritja e tarifave të ujit të pijshëm me 6.9 për qind. Indeksi i grupit ”Shëndeti” shënoi një rritje 1.0 për qind, etj.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com