INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.23 % në tremujorin e dytë të vitit 2023, peshën më të madhe ndërtimi

INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.23 % në tremujorin e dytë të vitit 2023, peshën më të madhe ndërtimi

Foto ilustruese

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.23 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave, kontribut pozitiv kanë dhënë degët, ndërtimi me 1,43 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me +0,66 pikë përqindje, arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,26 pikë përqindje, informacioni dhe komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, tregti,transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +0,19 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi: Industri, Energji dhe Uji me -0,31 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,27 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,03 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,23 pikë përqindje.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit sipas INSTAT u shfaq me rritje prej 0,17 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rënie prej 2,23 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi rritje me 0,67 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 0,38 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 0,71 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati rritje prej 2,71 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi rritje me 3,00 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi rënie me 4,36 %. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 0,83 %. Aktiviteti i Artë, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me rënie prej 4,85 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 0,21 %.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 29/09/2023 21:02

    Leket e droges or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'