INSTAT: Fermat në bujqësi
40 për qind më pak në 5 vjet
Banorët kanë braktisur masivisht bujqësinë pesë vitet e fundit. Kjo del nga regjistrimi i kryer prej INSTAT-it në zonat rurale, ku rezulton të kenë “humbur” 40% e fermave.
TIRANE - Në total, në pesë vitet e fundit rezulton që njësitë ekonomike bujqësore (fermat) janë rrudhur me të paktën 40% ose 143 mijë ferma më pak. INSTAT ka publikuar dje rezultatet paraprake të Regjistrimit të Njësive Ekonomike Bujqësore, i cili u zhvillua në terren në muajin tetor 2012.
Sipas të dhënave, në vend ka gjithsej 324 mijë njësi ekonomike bujqësore. Numri më i madh i tyre është në Fier, me 16% të totalit, i ndjekur nga Elbasani me 14% dhe Tirana me 13%. Rreth 70% e njësive ekonomike bujqësore në total, i përkasin blegtorisë, sipas INSTAT. Fieri mbetet sërish rajoni me numrin më të madh të njësive ekonomike në fushën e blegtorisë, me rreth 37 mijë njësi.
Po t’i krahasojmë të dhënat e sotme të Institutit të Statistikave me ato të ministrisë së Bujqësisë, rezulton se numri i fermave bujqësore vitin e kaluar është rritur me 8%. Por, në total, në pesë vitet e fundit rezultojnë 143 mijë ferma më pak. Regjistrimi i tyre i fundit, në 2008, në rang vendi tregoi se ekzistonin 467 mijë njësi të tilla.
Edhe pse vijojnë të jenë të regjistruara si ferma, në fakt ato nuk plotësojnë statusin për të qenë të tilla.
Në 99.77% të rasteve, ferma është regjistruar si person fizik, që do të thotë se shumica e tyre janë thjesht aktivitete të vogla familjare, me të cilat sigurojnë jetesën anëtarët e familjeve në zonat rurale.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës bëhet rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57