INSTAT- Filipi: Në 3-mujorin e dytë
të 2015, punësimi u rrit me 3.7%

INSTAT- Filipi: Në 3-mujorin e dytë<br />të 2015, punësimi u rrit me 3.7%
Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergji Filipi, deklaroi të premten se 3-mujori i dytë i 2015 ka shënuar rritje të punësimit. Në terma vjetore, bëri të ditur Filipi gjatë një konference për shtyp nga INSTAT-i, punësimi është rritur me 3.7 për qind për moshën 15 vjeç e lart.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.048.908 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 220.162 persona”, tha Filipi.

Sipas tij, 63,7 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç, Filipi tha se numri i të punësuarve është rritur me 42.601 persona, ndërsa numri i personave të papunë është rritur me 4.075.

“Shkalla e papunësisë për femrat krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014 u rrit me 2.5 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka rënë me 2,3 pikë përqindje”, shpreh kreu i INSTAT-t.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015 për popullsinë 15-64 vjeç shkalla e papunësisë ka rënë me 0,2 pikë përqindje për meshkujt dhe është rritur me 0,4 pikë
përqindje për femrat.

Filipi bëri të ditur se ka rritje të punësimit në sektorin privat, ndërsa ka ndryshim të strukturës së punësimit në aktivitetet ekonomike. Bujqësia ngelet dega që punëson numrin më të lartë të shqiptarëve, por, pesha specifike e këtij sektori është në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rritje është kontributi në punësim i industrisë përpunuese, shërbimeve dhe ndërtimi.ATSH



  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)