TIRANË, 10 Gusht /ATSH/- Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2015, arriti 117,3 % kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 2007=100). Në muajin korrik 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %.
Sipas INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %.
Rritja vjetore në muajin korrik 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,93 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje.
INSTAT bëri të ditur se, çmimet e grupit "Shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje; çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje; çmimet e grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje; çmimet e grupeve "Veshje dhe këpucë" dhe "Transporti" kanë kontribuar me nga -0.05 pikë përqindje secili; çmimet e grupeve "Shëndeti" dhe "Mallra e shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me nga -0.03 pikë përqindje secili.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin korrik 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shërbimi arsimor" me 10,1 %, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 6,6 %, grupi "Komunikimi" me 1,7 %, etj. Çmimet e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" u rritën me 2,4 %. Brenda këtij grupi, çmimet e nëngrupit "fruta" u rritën me 10,8 %, pasuar nga nëngrupi "zarzavate përfshirë patatet" me 9,4 %, "peshk" me 1,7 %, "sheqer, reçelna e ëmbëlsira" me 1,0 %, etj. Çmimet e nëngrupit "qumësht, djath e vezë" u ulën me 3,4 % pasuar nga nëngrupi "kafe, çaj e kakao" me 0,7 %, nëngrupi "vajra dhe yndyrna" me 0,5 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Veshje dhe këpucë me 1,0 %, pasuar nga grupi "Transporti" me 0,9 %, grupi "Shëndeti" me 0,8 % etj.
Ndryshimi mujor i indeksit
Ndryshimi mujor i indeksit është -0,7 %. Krahasuar me muajin qershor 2015, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Ushqime dhe pije joalkolike" me 1,5 %. Rritja më e madhe mujore vërehet në grupin "Transporti" dhe "Shëndeti" me 0,4 %. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u rrit me 0,7 % dhe çmimi i benzinës u rrit me 0,9 %. e,xh//m.m/