Industria
Volumi i prodhimit industrial ka një rënie prej 7.1 përqindësh në tremujorin e katërt 2011 ndaj tremujorit të tretë 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm ulja është 20.2 për qind. Numri i të punësuarve në industri ulet me 0.2 për qind në tremujorin e katërt 2011 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të mëparshëm numri i punonjësve ka rënie 1.5 për qind.
Në industrinë nxjerrëse volumi i prodhimit industrial ka një rënie 3.9 për qind në tremujorin e katërt 2011 krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt 2010 rritja është 57.4 për qind. Kurse në sektorin e industrisë përpunuese volumi i prodhimit industrial në tremujorin e katërt 2011 ulet 5.9 për qind krahasuar me tremujorin pararadhës. Krahasuar me tremujorin e katërt 2010 volumi i prodhimit në industrinë përpunuese rritet 1.7 për qind.
Volumi i prodhimit të energjisë në tremujorin e katërt 2011 ka rënie 13.6 për qind krahasuar me tremujorin pararadhës. Krahasuar me tremujorin e katërt 2010 ka rënie 63.9 për qind.
Ndërtimi
Volumi i punimeve civile inxhinierike është ulur 6.6 për qind krahasuar me tremujorin e katërt 2010. Krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues shënon rritje 15.6 për qind. Numri i të punësuarve në ndërtim është ulur me 3.7 për qind në tremujorin e katërt 2011 krahasuar me tremujorin e katërt 2010, ndërsa pagat janë ulur me 2.0 për qind gjatë të njëjtës periudhë.
Hoteleria
Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse,
në tremujorin e katërt 2011, është ulur 26.8 për qind krahasuar me tremujorin e tretë 2011. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2010 është rritur 4.9 për qind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i të punësuarve është ulur 12.1 për qind ndërsa pagat janë ulur 10 për qind.
Transporti
Shifra e afarizmit në transportin hekurudhor ka shënuar rritje prej 18 përqindësh në tremujorin e katërt 2011 krahasuar me tremujorin e katërt 2010 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 4.1 për qind.
Shifra e afarizmit në transportin detar është rritur 17.8 për qind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 2.8 për qind.
Shifra e afarizmit në transportin ajror ka shënuar rritje prej 19 për qind në tremujorin e katërt 2011 ndaj tremujorit të katërt 2010. Por, krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 23.6 për qind.
Shifra e afarizmit në agjensitë e udhëtimit është rritur 17.2 për qind në tremujorin e katërt 2011 krahasuar me tremujorin e katërt 2010. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 11.2 për qind.
Posta dhe komunikacioni
Shifra e afarizmit në aktivitetin postar rritet me 19.1 për qind në tremujorin e katërt 2011 në krahasim me tremujorin e katërt 2010, ndërsa në komunikacion ky tregues është rritur 1.3 për qind për të njejtën periudhë.
(gk/im/shqiptarja.com)