INSTAT: Inflacioni në janar llogaritet 1.3 %
TIRANE, 9 Shkurt/ATSH/- Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin janar të këtij viti arriti 118,6 %. Sipas raportit të Institutit të Statistikave, publikuar të hënën ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %. Rritja vjetore në muajin janar është ndikuar kryesisht nga […]
/ATSH/- Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin janar të këtij viti arriti 118,6 %.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, publikuar të hënën ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.
Rritja vjetore në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi "ushqime dhe pije joalkoolike" me +0,88 pikë përqindje. Çmimet e grupit "pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje.
Çmimet e grupit "shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit "mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit "qira,ujë, lëndë djegëse dhe energji" kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit "komunikimi" kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit "transporti" dhe "shëndeti" kanë kontribuar respektivisht me -0,23 pikë përqindje dhe -0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me muajin janar 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "shërbimi arsimor" me 11,0 %, pasuar nga grupi "pije alkoolike dhe duhan" me 4,6 %, grupi "komunikimi" me 3,8 %, grupi "mallra dhe shërbime të ndryshme"me 2,9 %, etj. Çmimet e grupit "ushqime dhe pije joalkoolike" u rritën me 2,2 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit "zarzavate përfshirë patatet" u rritën me 8,5 %, pasuar nga nëngrupi "fruta" me 7,0 %, "qumësht, djathë e vezë" me 2,8 %, etj. Çmimet e nëngrupit "vajra dhe yndyrna" u ulën me 5,1 %, pasuar nga nëngrupi "kafe, çaj e kakao" me 3,0 %, etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "shëndeti" me 5,2 %, pasuar nga grupi "transporti" me 3,7 %. Ndryshimi mujor i indeksit është 1,4 %. Krahasuar me muajin dhjetor 2014, rritja më e madhe e
çmimeve vërehet në grupin "ushqime dhe pije joalkoolike" me 3,3 %, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të nëngrupit "zarzavate përfshirë patatet" me 19,0 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin
"transporti" me 1,5 %. Krahasuar me muajin dhjetor 2014 çmimi i eurodiezelit u ul me 4,4 % dhe çmimi i benzinës u ul me 3,7 %.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.5%
Vota total: 861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47