/ATSH/- Në muajin Shtator 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2 %. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Ndërsa krahasuar me një muaj më parë inflacioni i muajit shtator është me një rritje të lehtë prej 0.6 %.
Peshën më të madhe në këtë ndryshim e ka dhënë grupi "ushqime dhe pije joalkoolike" me me një rritje prej 1,94 pikë përqindje. Çmimet e grupit "pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit "shërbimi arsimor" kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "hotele, kafene e restorante" kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.
Me ulje kanë qenë grupe si "transporti" kanë kontribuar me -0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit "veshje dhe këpucë" kanë kontribuar me -0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" dhe "Mobilim, paisje shtëpie e mirëmbajtje" kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit "shëndeti" kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin shtator 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "shërbimi arsimor" me 10,5 %, pasuar nga grupi "pije alkoolike dhe duhan" me 6,9 %. Çmimet e grupit "ushqime dhe pije joalkoolike" u rritën me 4,9 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit "fruta" u rritën me 19,6 %, pasuar nga nëngrupi "zarzavate përfshirë patatet" me 19,1 %, nëngrupi "sheqer, reçelna e ëmbëlsira" me 1,7 %, nëngrupi "vajra dhe yndyrna" me 1,5 %, etj.
Çmimet e nëngrupit "qumësht, djath e vezë" u ulën me 3,1 %, pasuar nga nëngrupi "kafe, çaj e kakao" me 1,1 %, nëngrupi "mish" me 0,4 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "transporti" me 2,5 %, pasuar nga grupi "veshje dhe këpucë" me 2,1 %, grupi "shëndeti" me 0,6 % etj. Ndryshimi mujor i indeksit është 0,6 %. Krahasuar me muajin gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "ushqime dhe pije joalkoolike" me 1,2 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin "transporti" me 0,8 %. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u ul me 2,6 % dhe çmimi i benzinës u ul me 2,8 %.
/Shqiptarja.com