Në tremujorin e parë 2016, shkalla e papunësisë ka rënë në 16,6 % duke shënuar një ulje prej 0,74 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2015. E dhëna vjen përmes Anketës së Forcave të Punës të Institutit të Statistikave, sipas së cilës nga ana tjetër, punësimi shfaq një tendencë rritjeje si në terma vjetorë ashtu dhe në terma tremujorë. Në terma vjetorë punësimi u rrit me 5,2 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015 punësimi u rrit me 2,1 %.
Gjatë tremujorit të parë 2016 për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë rezulton 30,4 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararendës. Edhe në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie.
Krahasuar me tremujorin pararendës, punësimi gjithsej u rrit me 2,1 %. Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë nga tremujori i katërt 2015 në tremujorin e parë 2016 është: 3,6 % në sektorin e bujqësisë; 2,1 % në sektorin e shërbimeve. Ndërsa në sektorin e industrisë ka një rënie të lehtë të numrit të të punësuarve prej 0,1 %.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO