INSTAT bëri publike sot shifrat rreth Produktit të Brendshëm Bruto, i cili në tremujorin e dytë të vitit 2015, vlerësohet me rritje prej 2.53 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po sipas këtij raporti, Konsumi ka rënë me 3.16% në tremujorin e dytë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Peshën kryesore në rritjen ekonomike të kësaj periudhe rezulton se e ka pasur grupi “Industri, energji, uje”, me rreth 0.72 %, e ndjekur më pas nga Arsimi me 0.46 %, në vijim “Hotele, restorante, transporti” me 0.15 %. Peshën më të ulët e ka pasur nga Pasuritë e Patundshme, me thjesht 0.03%.
Taksat neto kanë pasur efekt negativ prej 5.12%, sipas raportit të bërë publik nga INSTAT.
Ndërsa, po sipas këtij raporti, performancën më të ulët duket se e ka pasur Bujqësia, me një rënie prej 0.16 % krahasuar me tremujorin e dytë të 2014. Gjithashtu, subvencionet duket se kanë kontribuar negativisht, me ulje 0.02 %./Monitor
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com