TIRANE, 29 Korrik/ATSH/-. Defiçiti tregtar në muajin qershor llogaritet 26 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 27,5 % krahasuar me qershorin e 2013, bëhet e ditur në raportin e tregtisë së jashtme të publikuar sot nga Insituti i Statistikave. Sipas INSTAT-it, në muajin qershor 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 22 miliard lekë, duke u rritur me 8,2 % në krahasim me qershor 2013 dhe ulur 11,3 % në krahasim me maj 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve "tekstile dhe këpucë" me 24,1 %, "materiale ndërtimi dhe metale" me 23,9 % dhe "produkte kimike dhe plastike" me 14,1 %. Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit "makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" me 23,7 %. Në muajin qershor 2014 importi i mallrave arriti vlerën 49 miliard lekë, duke u rritur me 17,9 % në krahasim me qershor 2013 dhe 1,4 % në krahasim me maj 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve "prodhime druri dhe letre" me 35,2 %, "lëkurë dhe artikuj prej tyre" me 31,8 %, "produkte kimike dhe plastike" me 24,6 % dhe "makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" me 18,9 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 27,5 % krahasuar me qershor 2013 dhe 15,5 % në krahasim me maj 2014. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,4 % të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,1 %), Greqia (7,2 %), Turqia (6,5 %) dhe Kina (5,1 %)./a.gjonaj//a.ke/