TIRANE - Gjatë muajit shkurt janë eksportuar nga Shqipëria 29.5 për qind më pak mallra, krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë, ku ndikon dukshëm mungesa e eksportit të energjisë elektrike. Shifra e këtij muaji, sipas INSTAT-it, ishte 14.14 miliardë lekë lekë mallra eksporti, që përfaqëson një rritje 5.2 përqind në krahasim me janarin.
Në të njejtën kohë, u importuan 36 miliardë lekë mallra, me rritje 2.8 për qind në krahasim me janarin e këtij viti dhe ulje vetëm 0.3 për qind në krahasim me shkurtin 2011. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21,891 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 1.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 35.9 përqind krahasuar me Shkurt 2011.
Tregtia me vendet e BE-së ze 70.1 për qind të totalit të import-eksportit. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë ze 39.4 për qind të totalit, ndërsa me Greqinë 9.7 për qind.
Krahasuar me janarin 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje prej 59.6 përqindësh, ku peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 71.3 për qind, e zënë nënproduktet e naftës.
(gk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com