Gjatë tremujorit të parë 2019, lindjet ishte vetëm 37 më shumë nga numri i vdekjeve. Në të njëtin tremujor të një viti më parë, shtesa e popullsisë ishte rreth 400 persona, njoftoi dje INSTAT. Të dhënat e Institutit të Statistikave për tremujorin e parë tregojnë se shtesa e popullsisë ishte më e ulëta të paktën në pesë tremujorët e fundit, duke qenë afër zeros. Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.986, duke shënuar një rënie prej 10.1%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.949, duke shënuar një rënie prej 5.7%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënoi vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 562 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në tetë qarqe.
Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve, në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21.8% dhe qarkun e Shkodrës me 19.4%. Një rritje në përqindje e lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16.1%, Korçë me 1.3% dhe Kukës me 0.4%.
Nga 12 qarqe të vendit, 11 prej tyre pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarku i Kukësit, me 11.3% dhe qarku i Elbasanit, me 10.6%. Rritje në përqindje të vdekjeve u regjistrua në qarkun Berat, me 0.3%.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.1%
-
Jo
56.3%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhjetë ndeshje pa humbje, Roma mposht 4-0 Monzën dhe e 'zhyt' në fundin e Serie A
24 Shkurt, 22:37
-
'Një kioskë që shet patatina, ka kasë tatimore', Mentor Kikia: Partitë politike nuk kanë asnjë kontroll! Marrin financime gjatë fushatës dhe askush nuk njeh donatorët
24 Shkurt, 22:32
-
Brenda gojës së peshkaqenit, pamje të jashtëzakonshme (VIDEO)
24 Shkurt, 22:32
-
'5 Pyetjet'/ Shabani: Zyrtarë me rrogë publike bëjnë jetë sheikësh, si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës
24 Shkurt, 22:11
-
Turqi/ Paqe në fushë dhe 'luftë' në tribuna, tifozët e Fenerbahce sulmojnë ata të Galatasaray (VIDEO)
24 Shkurt, 22:10
-
Putin: Europa duhet të marrë pjesë në procesin e negociatave për Ukrainën! Rusia e gatshme të bashkëpunojë me SHBA për mineralet e rralla
24 Shkurt, 22:09
-
GJKKO tha se Dado nuk e quajti ‘ndyrësirë’, Veliaj: Ftoj gjykatën të publikojë audion, jam kërcënuar nga prokurori në seancë
24 Shkurt, 22:00
-
Konferenca/ Trump: Kam folur me Zelenskyn dhe Putinin, po ndodhin shumë gjëra pozitive! Macron: Paqja s'mund të nënkuptojë dorëzimin e Kievit
24 Shkurt, 21:54
-
Manchester United pushon nga puna 200 punëtorë, trajneri Amorim supë dhe sanduiç
24 Shkurt, 21:33
-
Turistja 18-vjeçare amerikane lind në Paris, hedh foshnjën nga dritarja e hotelit
24 Shkurt, 21:29
-
‘E di se ku shkon ky...’, shfryrja me vete e Ols Dados ndaj Erion Veliajt! Report Tv siguron AUDIO nga seanca në GJKKO
24 Shkurt, 21:01
-
Ylli Pata: Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Gjermanisë?
24 Shkurt, 20:47
Ne fund te vitit vetem nje tregues do te dale me rritje. Krahasuar me vitet e fundit do rritet numri i lindjeve te jevgjve dhe gabeleve. Bonusi idiot i qeverise nxit vetem jevgjit dhe gabelet per te lindur pasi jane shqepur ne darke me raki dhe kacurrel!
PërgjigjuNjerezit jane mosmirenjohes. Qeveria po jep gjithe ate bonus. E cuditshme qe nuk ka dhene efekt, por perkundrazi.
Përgjigju