/ATSH/- INSTAT ka prezantuar tabelat e burimeve dhe përdorimeve të cilat ofrojnë një skanim më të detajuar të ekonomisë duke paraqitur kështu strukturat dhe lidhjet midis degëve në brendësi të saj.
Sipas drejtorit Gjergji Filipi tabelat mundësojnë një analizë të detajuar të procesit të prodhimit dhe përdorimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe të gjenerimit të të ardhurave të krijuara.
Nëpërmjet këtyre tabelave mundësohet një llogaritje më e mirë e prodhimit të brendshëm bruto. Sistemi i burimeve dhe përdorimeve është një instrument statistikor që mundëson dhe një analizë të gjërë makroekonomike si dhe vlerë e shtuar për studiuesit dhe dhe politikbërësit në analizat strukt urore të ekonomisë.
/Shqiptarja.com