INSTAT "rregullon" shifrat
e ecurisë ekonomike

INSTAT e ecurisë ekonomike">
TIRANË - Rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2011 ishte 3.1%. Instituti i Statistikave publikoi sot të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto gjatë vitit 2011, që konfirmuan edhe njëherë ngadalësimin e ekonomisë shqiptare, në raport me rritjen 3.9% të vitit 2010. Sipas Instat për tremujorin e fundit 2011, rritja ishte 3.8%.

Për këtë tremujor, rritjen më të lartë e regjistroi sektori i transporit me mbi 15%, ndërsa performancën më negative industria, me një rënie prej afro 8% krahasuar me një vit më parë.

Por edhe njëherë tjetër, ashtu siç kishte bërë në muajin Shkurt, Instat ka bërë një rivlerësim të rritjes së tremujorëve të mëparshëm. Rritja për tremujorin e parë të vitit 2011, u rrit më tej në 4.8%, nga 3.8% që ishte raportuar fillimisht. Rritja e tremujorit të dytë, sipas buletinit të sotëm, rezulton 1.1%, ndërkohë që fillimisht ishte deklaruar 0.5%. Rritja e tremujorit të tretë u korrigjua në 2.8%, nga 2% që ishte shifra fillestare e deklaruar në Dhjetor të vitit të kaluar.
(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje