Megjithëse tremujori i dytë i 2017 përkoi me zgjdhjet e përgjithëshme ekonomia shqiptare shënoi një forcim të mëtejshëm. Kjo vëreht nga raporti i Instituti i Statistikave publikuar mesditën e të premtes. “Prodhimi kombëtar për periudhën prill-qershor u zgjerua me 4.06 përqind më bazë vjetore e udhëhequr nga ndërtimi, industria dhe turizmi”, thuhet në raport. 

Nëse i referohemi të dhënave historike ekonomia shqiptare vijon të jetë e qëndrushme madje ka edhe rritje. INSTAT, vëren se kjo është rritja më e lartë ekonomike e shënuar në tremujorin e dytë që nga viti 2012. Duke marrë në analizë aktivitet ekonomike INSTAT arrin në përfundimin se prodhimi është rritur në 9 nga 11 sektorët e ekonomisë. Zgjerimi i ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2017 ishte 3.94 përqind ndërsa në tremujorin e dytë 4.06 përqind. Nga një analizë e këtyre të dhënave për dy tremujorët pra për gjashtëmujorin e parë, prodhimi kombëtar në 2017-ën është zgjeruar me rreth 4 për qind.

Ky zgjerim i ekonomisë me 4 për qind është një tregues më i lartë se pritshmëritë e FMN-së, por edhe vetë qeverisë. Statistikat e INSTAT ndër vite tregojnë ekonomia shqiptare pas pas 9 vitesh rikthehet përsëri mbi nivelin 4 përqind. Nëse ky trend rritës do të konfirmohet edhe në 6 mujorin e dytë, atherë mund të thuhet se ekonomia shqiptare i ka thënë lamtumirë krizës globale që nisi në vitit 2008. Analistët e cështje ekonomike e cilësojnë krizën globale që nisi në vitin 2008 si më të thellën që nga Lufta e Dytë Botërore.

tabelat lajmi ekonomia 30 shtator 1

tabelat lajmi ekonomia 30 shtator 1


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com