INSTAT: Tremujori i parë 2012,
rritet papunësia

TIRANË - Gjatë tre muajve të parë të këtij viti është rikthyer tendenca e rritjes së papunësisë në Shqipëri. Këtë e pohon edhe vetë Instituti i Statistikave, sipas të cilit në fund të marsit shkalla e papunësisë llogaritej në 13.32 për qind. Gjatë tremujorit të parë 2012 forca e punës ishte 1.076.714 persona. Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të parë 2012 është 143.421 vetë, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është vetëm 9.569 vetë.
Sipas INSTAT-it, fuqia punëtore në vend është rritur me 1.376 vetë në tre muaj, ndërsa të punësuarit kanë kaluar nga 932.388, në 933.293 vetë.
Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3.390 lekë në muaj, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 4.195 lekë në muaj. Paga minimale me Vendim të Këshillit të Ministrave është 20.000 lekë, ndërkohë që niveli bazë i pagesës së papunësisë është 6.850 lekë në muaj.


(gk/aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës