INSTAT: Ulen burimet e energjisë
dështojnë politikat e qeverisë
INSTAT ka publikuar shifrat zyrtare lidhur me situatën në sektorin e energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar. Sipas tyre, sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar sëbashku arriti vlerën 7.53 miliardë kilovatorë.
Viti i kaluar shënoi një dështim të bujshëm të politikave energjetike të qeverisë Berisha. Krahasuar me një vit më parë, burimet e energjisë elektrike janë ulur në masën 13.6 për qind, në vend që të rriteshin, sikurse pretendohet nga qeveria, për shkak të dhënies së qindra licensave për ndërtime të HEC-eve vendorë. Kjo shifër është absurde, po të mendosh se ndërkohë është ndërtuar edhe i vetmi termocentral gjatë 25 vjetëve të fundit, ai i Vlorës, që ende nuk po merret në dorëzim.
INSTAT ka publikuar shifrat zyrtare lidhur me situatën në sektorin e energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar. Sipas tyre, sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar sëbashku arriti vlerën 7.53 miliardë kilovatorë. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u ul ndjeshëm, me 47.4 për qind, krahasuar me vitin 2010. Sasia totale e prodhuar është 4 miliardë kilovatorë. Edhe në vitin 2011, burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Ulja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 48.1 përqind krahasuar me vitin 2010 ka dhënë ndikimin kryesor në uljen e prodhimit total të energjisë. Ulje pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet private e me konçension, me 14.0 përqind krahasuar me vitin 2010, e cila përbën 3.4 për qind të prodhimit në vend.
Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike pati një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2010. Në vitin 2011, sasia e importuar (përfshirë këmbimet), arriti vlerën 3,47 miliardë kilovatorë, nga 1 miliard në vitin 2010. Humbjet në rrjet janë rritur sërish me 0.6 për qind në krahasim me vitin 2010. Sasia e humbjeve totale është 2,17 miliardë kilovatorë. Ato përbëjnë 28.9 përqind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë rritur me 5.0 për qind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 92.1 për qind.
Përdorimi nga konsumatorët në vitin 2011 është rritur me 9.3 për qind krahasuar me vitin 2010. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 5 miliardë kilovatorë dhe përbën 66.8 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim.
Energjia e konsumuar nga sektori i familjes ka pësuar një rritje të lehtë. Ky sektor ka konsumuar 51.4 për qind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum final. Sasia e energjisë elektrike të konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur me 21.1 për qind krahasuar me vitin 2010.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër
24 Nëntor, 17:17
-
Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve
24 Nëntor, 17:06
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
24 Nëntor, 16:42
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë
24 Nëntor, 16:24
-
Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti
24 Nëntor, 16:19
-
Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje
24 Nëntor, 15:57
-
Vrasja e Eduart Reçit! Foto e dy vëllezërve Dukaj të arrestuar, hetimet: Polici i komisariatit nr 2 qëlloi me plumb në kokë ndërtuesin
24 Nëntor, 15:48