TIRANË - Në tremujorin e katërt të vitit 2011, indeksi i çmimeve të prodhimit shënoi rritje 0.7 për qind kundrejt tremujorit të tretë të po këtij viti. Ndërkohë, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit ishte +2.1 për qind. Kosto e prodhimit në ndërmarrjet e industrisë nxjerrëse, mesatarisht, shënoi një ulje prej 1.2 përqindësh, si psh në produktet energjetike me 0.6 për qind dhe joenergjetike me 1.6 për qind.
Në degën “Industri Përpunuese” u shënua rritje me 1.4 për qind, ku rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet ”rafinimi i naftës; koksifikimi” ishte 8.2 për qind, ”prodhimi i drurit përveç mobiljeve” 4.3 për qind, etj. Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetin ”Industri ushqimore” u ulën me 3.0 për qind.
Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase ishte 0.9 për qind më i lartë se sa tremujorin e kaluar. Ndërkohë, indeksi i çmimeve të eksportit shënoi rritje vetëm 0.1 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

(aq/shqiptarja.com)