Institucionet shtetërore kryesojnë listën e subjekteve të cilat nuk zbatojnë vendimet e përmbarimit në lidhje me vendimet gjyqësore.
Report Tv ka siguruar një kopje të raportit të shërbimit shtetëror të përmbarimit ku ndër problematikat renditet moszbatimi i urdhrave të përmbaruesve nga institucionet shtetërore.
Sipas shërbimit përmbarimor problematika haset në zyrat e regjistrimit të pasurisë ku nuk jepen të dhëna që i shërbejnë përmbarimit për të ekzekutuar vendime, mos shoqërimi i tyre gjatë ekzekutimeve me efektiv policie si dhe mos vënia në dispozicion e mjeteve teknike nga institute kombëtar i mbrojtjes së territorit.
Por cilat janë qytetet me më shumë urdhra ekzekutimi?
Sipas tabelës që shihni në pamje kryesimi është në Tiranë 9927 çështje, Durrës – 5840 Elbasan- 4407 çështje, Fier – 2969 çështje, dhe me numrin më të ulët rezulton qarku i Përmetit me 171 çështje.

Një tjetër shifër e lidhur drejtpërsëdrejti me drejtësinë është edhe ekzekutimi i dënimeve me gjobë që jep gjykata apo shpenzimeve procedurale që lindin si detyrim kur humb një proces gjykimi.
Përgjatë 2016 dhe pse gjykatat kanë depozituar pranë shërbimit përmbarimor 22945 urdhra ekzekutimi vetëm 4789 prej tyre kanë mundur të ezkekutohen duke lënë në pritje më shumë se 17 mijë vendime.
Raporti i shërbimit shtetëror të përmbarimit
Sipas raportit të shërbimit shtetëror të përmbarimit një ndër problematikat më të mëdha renditet moszbatimi i urdhrave të përmbaruesve nga institucionet shtetërore. Kjo problematikë listohet si pika e parë e raportit të shërbimit shtetëror të përmbarimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO