Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron përmbytje në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë gjatë 24 orëve që vijnë! Kërkohet të merren masa

Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron përmbytje në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë gjatë 24 orëve që vijnë! Kërkohet të merren masa

Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëuar 5 qarqet kryesore të vendit për reshje shiu që mund të sjellin përmbytje të lokalizuara prandaj duhet të marrin masa.

Në bazë të informacionit të këtij Instituti, gjate 24-oreve që vijnë do te ketë reshje shiu ne te gjithë vendin. Ne qarqet Shkodër, Lezhe, Tirane, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi te gjendjes se kanalizimeve.

Për sa me sipër, bazuar Ligjit 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile" kërkohet rritje e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasoje e reshjeve te shiut.

Te ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:

1. Raportimi ne kohe dhe ne vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile.

2. Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës se njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj.

3. Rritja e vigjilencës dhe reagimi në kohë i strukturave operacionale.

4. Ndjekja ne terren nga sektorët e emergjencave ne nivel vendor.

5. Njoftimi i popullatës qe mund te preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit në rast se është e nevojshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Në dy ditët e ardhshme pritet mot i keq, OSSH: Janë marrë masat për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik

1693245288_hartaeshqiperise.jpg

OSSH ka bërë një njoftim lidhur me dy ditët e ardhshme ku vendi do të përfshihet nga moti i keq dhe parashikohet të ketë reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik.

Bazuar në planin e masave, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.

Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220 brigada me 134 mjete transporti në dispozicion për riparimin e defekteve dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike.

Theksojmë se, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë të furnizimit me energji elektrike, si dhe institucionet me rëndësi të veçantë, sidomos spitalet, hidrovorët dhe abonentët pa përjashtim.

OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Për çdo problem me defekt në rrjetin elektrik, abonentët mund të kërkojnë informacion në numrat tanë të kontakteve sipas rajoneve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 29/08/2023 04:38

    lironi grilat e pusetave te ujit ne tirane,,se i keni zene me letra,,ahishe,, e pislleqe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen