Instituti i Krimeve të Komunizmit dhe Pasojave vuan mungesën e ambienteve të duhura për punë.
Faktin e ka bërë të ditur Agron Tufa, kryetari i këtij instituti teksa ka folur në komisionin e ligjeve, ku ka shtuar se, stafi i këtij instituti punon në kushte shumë të vështira, dhe se nuk ka ambiente të bollshme.
Ai ka shtuar se, ka një numër të lartë procesesh të cilat ligji ia ka përcaktuar këtij instituti.
“Punojmë në kushte të vështira.Nuk kemi ambiente të bollshme. Një problem i dytë është çeshtja e pamundësisë, për të përballuar çështjet që i përcakton ligji inistutit’ ka thënë Tufa.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka thënë se ky institut duhet të bashkëpunojë me atë të të përndjekurve, duke qenë se kërkohet informacion i saktë.
“Shërbimi i monitorimit kërkon informacion nëqoftëse keni bashkëpunim me Institutin e të Përndjekurve.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të institutit Agron Tufa që tha se, vërejtjet e Majkos ishin me vend.
“Zoti majko ndjesë për keqkuptimin substancial. Vërejtjet e tua janë të drejta’ ka thënë ai.
Sakaq, Tufa ka shtuar se, në Institutin e Krimeve të Komunizmit dhe Pasojave po përpilohet një regjistër i saktë me të dhënat e persekutimit sipas kategorive.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com