Instituti Italian i Kulturës
hap kurset verore të gjuhës

Instituti Italian i Kulturës<br />hap kurset verore të gjuhës
TIRANE - Instituti Italian i Kulturës ka njoftuar të gjithë të interesuarit se ka nisur regjistrimet për kurset verore, për të gjithë ata që duan të mësojnë italishten. Kurset verore do të nisin nga 24 qershori dhe do të zgjasin deri më 16 gusht.

Instituti Italian i Kulturës ka njoftuar se periudha e regjistrimit në këto kurse nis më 10 qershor dhe do të zgjasë deri më 22 qershor.

Ndërsa për të gjithë ata që duan kurse superintensive për nivelin A1-A2 janë 100 orë dhe tarifa është 18.000 Leke, për nivelin A2-B1, janë 110 orë dhe tarifa është 19.000 Lekë dhe B1-B2 (që përfundon më 16 gusht) janë 120 orë dhe kushtojnë 20.000 Lekë.

Kurset e italishtes në vendin tonë, që ofrohen nga Instituti Italian i Kulturës, janë shumë të frekuentuara për shkak të numrit të madh të të rinjve që zgjeedhin të studiojnë në universitetet përtej Adriatikut.

Një pjesë e madhe e këtyre kurseve iu vijnë në ndihmë atyre që duan të nisin që këtë vit studimet e larta në Itali, pasi universitetet ofrojnë një datë shtesë për dhënien e provimit CELI.

Çdo vit, rreth 3 mijë maturantë, braktisin universitetet shqiptare, pasi u del e drejta e studimit në një nga universitetet italiane, ku ata kanë aplikuar. Provimi i gjuhës CELI, është një kriter i domosdoshëm për tu pranuar në këto shkolla të larta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë