Instituti për Studimin e Luftës ka bërë përditësimin e fundit mbi konfliktin ruso-ukrainas duke treguar se sulmi mbi Bakhmut është drejt fundit.
Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, kohët e fundit nënvizoi së ka mungesë të municioneve ndaj do të lehtësonte rrethimin e tij të qytetit.
Sipas institutit amerikan, grupi Wagner mori Zalizianske, një vendbanim i vogël rural që ndodhet rreth nëntë kilometra në veriperëndim të Bakhmutit, duke treguar se "forcat e Wagnerit ka të ngjarë të kryejnë sulme të lokalizuara oportuniste kundër vendbanimeve më në veri të Bakhmut, të cilat janë të vogla dhe relativisht më të lehta për të pushtuar.
Sukseset e fundit të Wagner-it në veri të Bakhmutit sugjerojnë se humbjet në fuqi punëtore, artileri dhe pajisje në luftimet për Bakhmutin ka të ngjarë të kufizojnë aftësinë e tij për të bërë një rrethim të ngushtë të qytetit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Publikohen pamjet e rrëzimit të dronit amerikan në Detin e Zi! Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer krime lufte











