“Integrated Energy” jep 6 bursa për studentët ekselentë në degët e mjedisit! Dekani Sherif Lushaj: IEBV ka transformuar situatën e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë

Gjashtë të rinj ekselent, të cilët ndjekin shkollën në menaxhimin mjedisor urban do të kenë mundësi që të përfitojnë shkollimin falas, falë bursave Integrated Energy” iu ka dhënë.  Ky është viti i dytë radhazi që inceneratori i Tiranës ndjek këtë praktikë.

Këtë vit të ri akademik kompania e menaxhimit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë, “Integrated Energy” BV ka vendosur që të mbështesë me bursa studimi, 6 të rijnë ekselentë që ndjekin shkollimin për Menaxhim Mjedisor Urban. Këtë praktikë, IEBV po e ndjek për të dytin vit radhazi.

“Më vjen mirë që kam dëgjuar që numri i studentëve është rritur për sa i përket çështjeve apo degëve mjedisore. Kjo është në të mirën e biznesit dhe sidomos për ne që operojmë në fushën e mjedisit pasi do kemi ekspertë në të ardhmen”, tha administratorja e IEBV, Arjola Kodra.

“Jam shumë mirënjohëse që kemi gjetur këtë mbështetje nga ‘IntegratedEnergy”. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme mbështetja që ju ofroni edhe për publikimin e rezultateve të kërkimit shkencor”, tha zëvendës rektorja, Elona Karafili.

Për dekani i mjedisit, Sherif Lushaj, puna që ka bërë “Integrated Energy”, ka transformuar situatën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës.

“Kjo kompani ka transformuar situatën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës. Kush e ka parë, ka vënë re se janë realizuar të gjitha fazat. Kapsulimi i të gjithë landfillit të vjetër. Ishte një gangrenë mjedisore. Për më tepër edhe për një çështje që lidhet shumë me sëmundjet dhe me transmetimin e të gjithë zinxhirit ushqimor”, tha dekani i mjedisit, Sherif Lushaj.

“IntegratedEnergy” po realizon ndërtimin dhe njëkohësisht menaxhimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në qarkun e Tiranës. Projekti përmban venddepozitimin e mbetjeve te ngurta urbane, hireve, inerteve, impiantin e pastrimit te ujërave, impiantin e diferencimit te mbetjeve, si dhe inceneratorin.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë