Integrimi, Bushati: Pas një dekade
shqetësim retorika e anti-zgjerimit

Integrimi, Bushati: Pas një dekade<br />shqetësim retorika e anti-zgjerimit
“Shqipëria brenda 10 viteve do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se një shqetësim është retorika e anti-zgjerimit që vjen nga disa liderë të BE-së. 

"Unë mendoj se Shqipëria do të jetë gati në një dekadë për t'u bashkuar me BE-në, por  është shumë e rëndësishme, që në të njëjtën kohë, të ketë një oreks politik nga BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor ",  tha Bushati.

 Sa i përket deklaratës së shefit të ri të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili ka thënë se nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm gjatë pesë viteve të ardhshme, Bushati tha:  "Ky, si një mesazh publik, nuk jep mjaftueshëm garanci”.

Reuters shkruan se “në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova aspirojnë për t’u anëtarësuar në BE, por sipas një raporti të BE-së muajin e kaluar, për t’ja arritur, këto vende duhet të bëjnë më tepër përpjekje për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Sa i përket mosmarrëveshjeve me Serbinë, shefi i diplomacisë kosovare thotë se Tirana shpreson që në takimin e javës së ardhshme në Beograd, të mund sqarojë përfundimisht incidentin në fushë mes ekipeve të futbollit kombëtar, dhe të përpiqet që të shërojë marrëdhëniet e brishta të Ballkanit, duke i vënë përsëri në rrugën e duhur. 
 
Ndeshja kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14 tetor 2014, u braktis pas dhunës që shpërtheu kur një dron me flamurin e "Shqipërisë së Madhe" fluturoi mbi stadium. 

Incidenti shkaktoi një luftë fjalësh mes Tiranës dhe Beogradit, si dhe sulme në furrat e bukës në pronësi të shqiptarëve etnikë në qytetet serbe, duke treguar sesi pakënaqësitë kombëtare në rajon, vijojnë ende të mbeten nën sipërfaqe. 

"Ngjarjet që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes ishin shumë të pakëndshme dhe ne i kemi dënuar provokimet dhe dhunën. Por, unë besoj se është e rëndësishme të shohim në të ardhmen dhe të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, që unë mendoj se do të jenë vendimtare për stabilitetin demokratik në rajon dhe avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian", tha Bushati.

Numri një i diplomacisë shqiptare thanë intervistën për Reuters se Shqipëria është e hapur për mundësi të mëtejshme për të dhënë kontributin e saj në fushatën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër kryengritësve të Shtetit Islamik të cilët kanë pushtuar një pjesë të madhe të Irakut dhe të Sirisë, duke shkaktuar një valë trazire ndërkombëtare.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse