TIRANE- Marrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë do të ndryshojë dhe formën e marrëdhënieve me të. Tashmë do të ketë një strukturë tërësisht të ndryshme të delegacioneve. Zyrtarët e PD sqarojnë se do të ketë një delegacion të posaçëm për Shqipërinë ku do të diskutohen çdo hap dhe nismë që do të realizohet apo reformohet në Shqipëri. Më parë delegacioni mbulonte të gjithë vendet që aspironin integrimin në BE, si Serbia, Maqedonia apo Kosova.