Vendet anëtare te SEECP-s janë shprehur në mbështetje të dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Gjatë një takimi  në Bukuresht, në kuadër të kryesisë rumune, ministri jashtëm Ditmir Bushati, tha se procesi i integrimit evropian është një objektiv kombëtar për shqiptaret.

Pasi përshëndeti presidencën rumune për kryesimin e SEECP-s Bushati kërkoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takim. “Ka ardhur koha që Kosova të jetë pjesëmarrëse me të drejta të plota në të gjitha aktivitetet e organizatës, për të realizuar në praktikë parimin e gjithë përfshirjes në bashkëpunimin rajonal. Për ne, mungesa e  Kosovës në nismat rajonale e bën  procesin e bashkëpunimit rajonal të mangët. Tashmë ky realitet duhet ndryshuar dhe pjesëmarrja e Kosovës në të tilla forume do të ishte një kontribut i mirë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit ne rajon”, u shpreh Ministri Bushati.

Ky ishte takimi i fundit i organizuar nga Presidenca rumune, përpara se vendi ynë të marrë presidencën e organizatës për periudhën 2014-2015.  
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)