Bashkimi Evropian i qëndron politikës së dyerve të hapura. Këtë e konfirmon komisioneri evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Stefan Fule, i cili paralajmëron se vendet aspirante duhet të përmbushin të gjitha kriteret dhe kushtet në mënyrë që të pranohen në familjen evropiane.
"Ritmi me të cilin secili vend ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet tek aftësia për të përmbushur kriteret dhe kushtet. Kroacia është një shembull i mirë dhe duhet të shërbejë si nxitës. Kroacia tregoi se si mund të përmbushen reformat dhe të zbatohen", tha Fule në një intervistë për SETimes.
Kroacia do të bëhet vendi i 28-të i BE-së në korrikun e vitit 2013. Mali i Zi nisi negociatat e pranimit në qershor ndërsa Shqipëria po përpiqet për të përmbushur kriteret me qëllim marrjen e statusit kandidat. Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë tre herë por ky vend ende nuk ka një datë për shkak të konfliktit me Greqinë. Fule thotë gjithashtu se marrëdhëniet e mira të fqinjësisë janë një kusht i BE-së që Serbia të avancojë në drejtim të integrimit.
"Bashkimi Evropian dëshiron që Serbia të ndërmarrë hapa të dukshëm përpara që të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën", u shpreh Fule duke shtuar se një hap i tillë duhet të respektojë parimin e bashkëpunimit rajonal gjithëpërfshirës. Fule sqaroi se vendimi i Beogradit për çështjen e futnotës ishte diçka pozitive.
Duke ju referuar fazës së re të dialogut Prishtinë-Beograd, Fule thotë se ai duhet të çojë drejt arritjeve cilësore e të dukshme të marrëdhënieve mes dy vendeve. "Kjo nënkupton se duhet të diskutohen të gjitha çështjet", këmbëngul Fule.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com