Integrimi,Gjosha: Bojkoti i opozitës
e dëmton, Hahn në janar në Tiranë

Integrimi,Gjosha: Bojkoti i opozitës<br />e dëmton, Hahn në janar në Tiranë
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, argumenton se sjellja e opozitës dhe bojkoti i Parlamentit, dëmton integrimin dhe hapjen e negociatave. Ministrja duke folur për A1 Report, argumenton se vendi ku behët politikë është vetëm salla e Parlamentit dhe jo foltoret e partive politike. 

Por pavarësisht situatës ministrja sqaron se Komisioni Evropian i kushton vëmendje situatës politike në Shqipëri, dhe për këtë komisioneri i ri për zgjerimin Johannes Hann, do të jetë në Tiranë në janar të 2015, për të drejtuar punimet e dialogut të nivelit të lartë. 

Për ministren Gjosha 2 janë reformat më të rëndësishme që ndikojnë direkt në çeljen e negociatave dhe ato reforma në drejtësi dhe në administratë. Ministrja nuk preferoj të jepte data, por nënvizoj se ecuria e reformave është thelbi i procesit.


Intervista e plotë e ministres, Klajda Gjosha

Sa i përket procesit të integrimit, si po ecin reformat e integrimit?
Siç e dini ne jemi në një kuadër të madhe reformash. Ka qënë mjaft mediatike edhe fushata e fundit e qeverisë. Një nga reformat e mëdha që po merr vendi në kuadër të sektorit të energjitikës, sepse mos harrojmë që është një nga reformat që i takon shtetin e së drejtës. Kur flasim për një nga prioritetet kyçe të integrimit, nuk është vetëm reforma në drejtësi, por faktikish të gjitha reformat i takojnë shtetit të së drejtës, që shtë një nga kërkesat që vijnë nga BE, në mënyrë që Shqipëria t’i plotësojë të gjitha kushtet në të ardhmen. Këto refomrma janë dhe për etapat e ardhshme që janë për hapjen e negociatave. Vazhdohet të punohet intesivisht për reformën në drejtësi, që është një nga më kryesoret, prioriteti numër një, një nga kushtet thelbësore për hapjen e negociatave . janë bërë dy-tre tryeza në nivele të larta politike, kanë vazhduar dhe tryezat në nivel teknik, këto janë dhe më të rëndësishme. Vazhdojmë me po të njëjtat ritme për reformën në administratën publike, një nga prioritetet që ka qeveria shqiptare për të çuar përpara. Kjo do të sjellë një standart tjetër jo vetëm të administratës publike, por do të çojë në një standart tjetër të zhvillimit të vendit dhe të qeverisjes. Shpresojmë që të dyja këto reforma të ecin paralelisht dhe të jenë të suksesshme  sa kanë qënë dhe në këto momente në mënyrë që të përshpetojmë procesin e integrimit europian.
 
Është një model dhe një shembull për Ballkanin sa i përket hapjes së negociatave, është Serbia që pas marrjes së statusit u desh pothuajse një vit. Mund të themi që do vazhdojë kjo lloj tradite e Komisionit Europian apo Shqipëria mund të ketë një procedurë tjetër për çeljen e negociatave?
Po të shikosh procesin e integrimit unë do thoja që është i vetmi process që nuk ka një traditë dhe ku nuk ruhet një model i qëndrueshëm . Po të marrësh rastet e gjithë Ballkanit Perëndimor, të cilat aspirojnë të jenë pjesë e BE dhe Shqipëria është unike në procesin e integrimit. Duhet të plotësojë disa kushte në mënyrë që të hapë negociatat, Serbisë i është dashur një vit, vendeve të tjera ndoshta më shumë. Kemi dhe maqedoninë që vazhdon ende për hapjen e negociatave shumë e shumë vite, urojmë që Shqipëria të mos ketë të njëjtin fat. Kjo do të varet shumë  nga ecuria e procesit nga ecuria e reformave që do të ndërmerren por njëkohësisht shumë e rëndësishme është pjesa se si do të vazhdojë politika e zgjerimit që do të kenë vet vendet anëtare dhe se si do të procedojnë ato në vitet në vijim.
 
Rikthehemi pak tek situate politike, bojkoti i opozitës sa ndikon?
Në rekomandimin e dhënë në qershor nga vendet anëtare shikon qartë që opozita luan një rol kryesor. Pjesëmarrja e opozitës në procesin e integrimit dhe në jetën politike të vendit luan një rol kryesor tek procesi. Ne shpresojmë që opozita të reflektojë  për t’iu rikthyer Parlamentit, sepse ai është vendi ku zhvillohet debate politik. Ne mund të flasim nga foltoret e partive politike, por nuk kanë të njëjtën velrë kur idetë tona paraqiten në një institucion si Parlamenti i Shqipërisë. Opozita duhet të jetë pjesë sa më shpejtë e këtij institucioni spse në fund të fundit duket sikur ka lënë pas dore elektoratin që ajo përfaqëson. Ata janë votuar për të folur në Parlament. Ne shpresojmë që kjo gjë të mos vazhdojë më gjatë, kjo dëmton vendin, dëmton politikën shqiptare por dëmton dhe vet opozitën. Ka një limit kohor që është deri në fund të muajit për opozitën për t’iu rikthyer Parlamentit, shpresoj të kenë gjetur zgjidhejne  duhur dhe rrugën e duhur për tu rikthyer në jetën politike normale. E meritojnë shqiptarët të kenë një jetë politike normale.
 
Pas mbylles së dialogut në nivelit të lartë BE-Shqipëri, çfarë pritet për 2015?
Janë disa gjëra të rëndësishme që do të vijnë në ditët në vijim, kemi një tjetër dialog të nivelit të lartë që do të nis në janar ku do të kemi dhe pjesëmarrjen e komisioneri të ri në Shqipëri dhe kjo është e rëndësishme për të parë dhe vizionin që ai ka. Do të vijojnë procedurat e integrimit , por do të shikohet dhë rëndësia t’i jepet dialogut të nivelit të lartë .  Kjo është një nismë e madhe e nisur nga ish-komisioneri për zgjerim, unë shpreson që ne të vazhdojmë në të njëjtat ritme spse siç e dimë dialogu I nivelit të lartë zhvillohet me dyer të mbyllura. Nuk është një shoë mediatik, është një tyrezë ku diskutohet e ardhmja e Shqipërisë  dhe sa hapa përpara ka bërë Shqipëria në procesin e integrimit. Një tjetër çështje që jemi dukur punuar shumë është dhe strategjia e komunikimt. Jemi ende në hapat e para, por është një iniciativë e ndërmarrë nga Ministria e Integrimit Europian  dhe ku do të caktohet qartë fokusi që kemi jo vetëm ne si qeveri por edhe qeveria. Një mënyrë komunikimi tjetër për të shpërndarë informacionin që vet ministria ka mbi procesin e integrimit për të arritur tek qytetarët. Sa mund të arrijmë ne tek qytetarët, për t’i bërë ata të kuptojnë vet procesin. Kemi sot 83% që janë pro procesit të integrimit dhe ne realisht duam të zbulojmë që janë ata të vetdijshëm për procesin e integrimit, a e njohin mirë ata këtë proces. Duam që nesër të kemi nje shifër edhe me reale të personave që vërtet mbështesin procesin e  integrimit dhe të atyre që mund të jenë skeptikë. Do të jetë një strategji që shumë shpejt do të miratohet në mbledhjene Këshillit të Ministrave, shpresojmë që të jetë një reform e rëndësishme. Do të jenë disa ministry të përfshira, duke përfshirë këtu dhe Kryeministrinë. Do të bëhet me mbështetje të Komisionit Europianë, ekspertë të huaj. Kjo është një nisëm rajonale, të gjitha vendet e rajonit e kanë ndërmarrë.

Sa i përket grupeve të punës, sip o ecën ecuria e tyre, cfarë po ndodh? Çfarë parashikohet për në vitin 2015?
Deri tani janë bërë dy takime, njëri ka qënë në shtator dhe tjetri ka qënë në fund të tetorit. Do kemi një takim tjetër të radhës. Ecuria e tyre është gjithmonë e rëndësishme por edhe e sksesshme deri tani. Këto grupe pune kanë dhe përfaqësues të KE, që janë ekspertë të grupeve përkatëse. Ecuria është mjaft e mirë, ato monitorojnë hap pas hapi planin e punës që është miratuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Integrimti Europian. Ato monitorojnë me rigorozitet afatet që janë lënë. Ne nuk kemi pasur anjë prapambetje të këtyre afateve, është ecur mhaft mirë me të gjitha reformat dhe me pesë prioritetet kyçe. Ajo që ne shpresojmë se ne do t’i japim një shtysë të madhe është refroma në drejtësi, sepse janë këto grupe pune të cilat ftojnë dhe kanë bazë të tyre shoqërinë civile. Jaën të hapur për të gjithë aktorët kryesorë, janë të hapur dhe për opozitën. Dhe nëse opozita sot nuk është pjesë e Parlamentit, ka mundësi të jetë pjesë e këtyre grupeve të punës dhe të ketë në dorë një vendimarrje të madhe siç është vet procesi i integrimit. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim