Integrimi,Gjosha:Fokusi te 5 kriteret
Jenkins:Vlerësojmë punën e bërë

Integrimi,Gjosha:Fokusi te 5 kriteret<br />Jenkins:Vlerësojmë punën e bërë
TIRANË - Në lidhje me integrimin e vendit në BE, puna e qeverisë është përqendruar në përmbushjen e 5 prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë për hapjen e negociatave. Kjo deklaratë ka ardhur nga Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë takimit me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme  të Mbretërisë së Bashkuar, Owen Jenkins.

“Puna e qeverisë aktualisht është e përqendruar në  përmbushjen e 5 prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë për hapjen e negociatave. Kemi bërë progres në këtë drejtim, por sigurisht kemi ende  shumë sfida përpara. Marrja e statusit të vendit kandidat ka qenë për ne shtysa më e mirë, për të vijuar në këtë rrugë duke iu afruar BE-së, me standarde të plotësuara”- u shpreh Ministrja e Integrimit Evropian.
 
Ndërkohë që Owen Jenkins ka shprehur vlerësim për hapat që Shqipëria ka bërë  në kuadër të procesit të integrimit Evropian. Më tej Jenkins shton se është me rëndësi që të të ruhet  vazhdimësia e procesit të integrimit të Shqipërisë, në mënyrë që ky proces të jetë sa më i shëndetshëm
 
 
“ Ne vlerësojmë hapat përpara që ka  bërë  Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit Evropian, rezultatet e së cilave u morën me vendimin e muajit qershor.  Është me rëndësi të ruhet  vazhdimësia e procesit të integrimit të Shqipërisë, në mënyrë që ky proces të jetë sa më i shëndetshëm”-tha Jenkins.
Një nga pikat e takimit ka qenë njohja me zhvillimet më të fundit dhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ishin në fokus të këtij takimi. 
 
Bashkëbiseduesit shprehën dakordësinë e plotë, për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Jenkins  u shpreh se Mbretëria e Bashkuar  mbështet  integrimin e Shqipërisë dhe është e gatshme të ofrojë ekspertizë konkrete në fusha ku është e nevojshme.

Ministrja Gjosha, gjithashtu nënvizoi se çdo lloj ndihme e ofruar nga  vendet anëtare të BE-së është një ndihmesë e madhe për integrimin e Shqipërisë. Ministrja vuri në dijeni, Jenkins edhe për Këshillin Kombëtar të Integrimit, propozimin e bërë për tu drejtuar nga Kryetaret e Komisionit të Integrimit dhe atij të Jashtëm. Ky propozim  u pa me shumë pozitivistet nga delegacioni anglez i kryesuar nga Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme  të Mbretërisë së Bashkuar.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën