Integrimi, Gjosha informon nxënësit
"Kontributi i opozitës kusht nga BE"

Integrimi, Gjosha informon nxënësit<br />"Kontributi i opozitës kusht nga BE"
Pavarësisht se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian, Shqipëria nuk duhet të ndalet për asnjë moment me përmbushjen e detyrimeve të saj.
Kështu ka deklaruar ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha gjatë një takimi me nxënës në një shkollë në kryeqytet,  për t’i informuar procesin e integrimit.  

“Për ne është me mjaft rëndësi realizimi i reformave, për t’i garantuar qytetarëve shqiptarë së pari një të ardhme më të mirë, ju të rinjve më shumë mundësi. Nuk ka rëndësi kur Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Procesi i integrimit është një proces që do të vazhdojë dhe varet nga ne përmbushja e standardeve të kërkuara, pasi vetëm kështu mund të shkojmë në BE”, tha ministrja Gjosha.  

Duke iu përgjigjur interesit të nxënësve për rolin e opozitës në këtë proces, Gjosha nënvizoi se kontributi i opozitës është kusht nga BE-ja, por edhe një detyrim që vetë përfaqësuesit e saj kanë ndaj qytetarëve që i kanë votuar, pasi integrimi sipas saj nuk mund të realizohet pa gjithpërfshirje.

Sa i përket detyrimeve që duhet të plotësojë Shqipëria për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ministrja u shpreh se në fazën që ndodhet vendi, pas marrjes së statusit, përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian është kushti kryesor deri në hapjen e negociatave.

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha theskoi se të rinjtë potenciali më i madh për zhvillimin e vendit dhe duhet të kontribuojnë për procesin e integrimit në BE.
  



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh