TIRANE- Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe të paraqitura nga BE në kandër të integrimit europian. Këtë e ka shprehur ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, gjatë zhvillimit të takimit të pestë të Komitetit të Stabilizim Asociimit. Ministrja Gjosha tha se vendi ynë shpreh vullnet për të përmbushur këto prioritete, ndërsa theksoi vendosshmërinë e qeverisë shqiptare për realizimin e reformave.
 
“Shqipëria po bëhet gati për të përmbushur5 prioritetet kyçe që na janë paraqitur në progres raportin e BE. Do përmbushim prioritetet që na janë kërkuar. Shprehim vullnet për t’i përmbushur ato. Po punojmë në detaje për 5 prioritetet. I dimë sfidat që na presin në kuadër të integrimit europian. Janë marrë masa për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, tha Gjosha.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)